Çfarë tha Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e 8 tetorit? - Gazeta Express
string(56) "cfare-tha-gjykata-kushtetuese-ne-aktgjykimin-e-8-tetorit"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 12:28

Çfarë tha Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e 8 tetorit?

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 12:28

Në aktgjykimin e plotë, Gjykata ka thënë se bazuar në Kushtetutë dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, respektivisht 61 vota për, dhe propozimi bëhet me shkrim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb.

“Nga si më sipër, Gjykata nënvizon se propozimi për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, në rastin konkret, të komunitetit serb, duhet që të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb”.