“Çfarë të them për Ronaldon, ai dhe Messi janë nga një tjetër planet” - Gazeta Express

Instant

Gazeta Express

25/06/2021 13:05

Me i fundit

“Çfarë të them për Ronaldon, ai dhe Messi janë nga një tjetër planet”

Instant

Gazeta Express

25/06/2021 13:05

Ashtu si shumë të tjerë, Marko Arnautovic mendon se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk janë nga kjo botë.

Duke folur para ndeshjes së Austrisë me Italinë në kampionatin Evropian, ai u pyet për formën e 36-vjeçarit, pesë herë fitusit të “Topit të Artë”, që shënoi 2 gola kundër Francës dhe barazoi rekordin e Ali Daei, derisa ka shkuar në pesë gola në “Euro 2020”.

Duke folur për Ronaldon, Arnautovic përmendi edhe Messin.

“Kur bëhet fjalë për Ronaldon, nuk jemi duke folur për qenie njerëzore. Cfarë mund të them më shumë për të?”, tha Arnautovic.

“Për mua, ata (Ronaldo dhe Messi) janë dy lojtarë nga një planet krejt tjerër. Ata kanë ardhur nga një vend krejt tjetër”.

“Ata kanë ardhur këtu për një kohë të shkurtër për të trazuar të gjitha ligat dhe garat, për të marrë të gjitha trofetë me vete dhe më pas për t’u larguar. Ky është ai dhe Lionel Messi”. /Gazeta Express/