Xhiroja e 20-të e ka bërë edhe më të zjarrtë Superligën e Kosovës në futboll.
Fitorja e sotme e Malishevës në udhëtim ndaj Ballkanit e hapi dukshëm garën për titull të kampionit, shkruan “Gazeta Express”.
Malisheva falë këtij trepikëshi të madh iu afrua kreut të tabelës në vetëm tri pikë.

E humbjes së therandasve ia panë hairin edhe Prishtina e Drita.
Ekipi Portokalli mbeti në krye të tabelës përkundër humbjes në shtëpi, por tash pozitën e parë e ndan me Prishtinën.
Kryeqytetasit mbrëmë e regjistruan një fitore të pastër ndaj Llapit për ta përqafuar kreun.
Edhe Drita u afrua në vetëm një pikë falë fitores së arritur të shtunën në frymën e fundit ndaj Drenicës.

Pra, rezultatet e kësaj xhiroje e bënë mjaft interesante garën për titull të kampionit.
Po na pret një pranverë e nxehtë, shumë e nxehtë. /Gazeta Express