Çfarë super-lajmi, Kosova dhe Shqipëria do ta organizojnë bashkë Evropianin - Gazeta Express
string(74) "cfare-super-lajmi-kosova-dhe-shqiperia-do-ta-organizojne-bashke-evropianin"

Sport

Gazeta Express

05/03/2026 12:43

Çfarë super-lajmi, Kosova dhe Shqipëria do ta organizojnë bashkë Evropianin

Sport

Gazeta Express

05/03/2026 12:43

Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) e ka miratuar unanimisht kandidaturën e përbashkët të Federata e Volejbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Volejbollit për organizimin e Kampionatit Evropian U16 për djem në volejboll për vitin 2027.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit të Administratës së CEV-it dhe është konfirmuar përmes një letre zyrtare nga presidenti i CEV-it, Roko Sikirić, drejtuar presidentëve të dy federatave, Bahri Gjinovci dhe Erlind Pëllumbi.

Ky kampionat do të zhvillohet në verën e vitit 2027 në Prishtinë dhe Tiranë, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në Prishtinë.

Turneu do të mbledhë 16 kombëtare nga e gjithë Evropa, duke u dhënë mundësi volejbollistëve të rinj të tregojnë potencialin e tyre dhe të hedhin hapat e parë drejt një karriere ndërkombëtare.

“Ky vendim i CEV-it vjen edhe si rezultat i organizimit shumë të suksesshëm nga Kosova dhe Shqipëria të Kampionatit Evropian U16 për vajza, i cili u mbajt gjatë verës së vitit 2026 dhe u vlerësua lartë nga institucionet evropiane të volejbollit”, njofton Federata e Volejbollit e Kosovës.

Duke parë këtë bashkëpunim të suksesshëm dhe standardin e lartë organizativ, CEV ka vendosur t’u besojë sërish dy federatave organizimin e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme të volejbollit evropian për grupmoshat e reja.

Ky kampionat pritet të sjellë në Kosovë dhe Shqipëri talentët më premtues të volejbollit evropian, duke ofruar një skenë të rëndësishme ku yjet e së ardhmes do të kenë mundësinë të shkëlqejnë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement