Çfarë pritet të prezantojë Apple të hënën? - Gazeta Express
string(41) "cfare-pritet-te-prezantoje-apple-te-henen"

Çfarë pritet të prezantojë Apple të hënën?

Gazeta Express

19/06/2020 22:48

iMac i ri, iPhoneOS 14 apo një surprizë? Çfarë pritet nga konferenca e zhvilluesve Apple WWDC.

Konferenca vjetore e zhvilluesve të Apple WWDC është thjesht në internet këtë vit për shkak të koronavirusit.

Lexo Edhe:

Si gjithmonë, tashmë ka thashetheme dhe spekulime të ndryshme rreth asaj që kompania me siguri do të prezantojë të hënën në mbrëmje.

Këtu është një përmbledhje e asaj që duhet të prisni.

iOS bëhet iPhoneOS

Konferenca e qershorit, e cila zakonisht ndiqet nga mijëra zhvillues, karakterizohet edhe një herë me versione të reja softuerësh.

Apple do të paraqesë azhurnimin e planifikuar në iOS 14 dhe iPadOS 14, si dhe sistemin e ri operativ Mac dhe Watch.

Dhe termi iOS, i përdorur për dhjetë vjet, ka të ngjarë të ‘vdesë’.

Në vend të kësaj, Apple dëshiron të thërrasë sistemin operativ tani e tutje iPhoneOS, siç e parashikoi të enjten Jon Prosser.

Tashmë flitet se Apple mund të prezantojë edhe një TV gjatë kësaj konference, por edhe syzet e reja nga Apple, për të cilat është e sigurt se shumë shpejtë do të dalin në treg, përcjell Telegrafi.

Por është e paqartë nëse shefi i Apple Tim Cook do të paraqesë një surprizë në fund të prezantimit të tij, siç bënte edhe ish-shefi i Apple Steve Jobs.