Gazetari Baton Haxhiu e dha një deklaratë të papritur sonte në Pressing në T7, teksa në studio komentohej takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi.
Ai tha se takimin në fjalë e arsyeton vetëm nëse bindet që dyshja u morën vesh ta sjellin Gjykatën Speciale në Kosovë.
“Vetëm për një arsye e arsyetoj takimin, nëse bindem që ata do ta bijnë Hagën në Kosovë, kurgjë tjetër”, tha Haxhiu në Pressing, transmeton Express.
Nuk dihet asgjë nëse në takimin Kurti-Krasniqi është biseduar edhe kjo temë, të paktën asnjëri nga ta nuk e kanë përmendur në deklaratat e tyre dhënë para gazetarëve.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...