Çfarë po ta than më shumë lëkurën, këshilla e dermatologëve? - Gazeta Express
string(58) "cfare-po-ta-than-me-shume-lekuren-keshilla-e-dermatologeve"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

04/05/2022 20:03

Çfarë po ta than më shumë lëkurën, këshilla e dermatologëve?

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

04/05/2022 20:03

Lëkura e thatë është diçka mjaft e bezdisur që, nëse nuk kurohet, mund të të çojë edhe në probleme më të mëdha si ekzema apo edhe irritime të tjera. Pavarësisht se sa zgjat kjo periudhë tharjeje, duhet të tregosh kujdes për ta rikthyer në gjendje sa më të butë.

Ka një sërë faktorësh që mund të krijojnë tharje lëkure: mosha, higjiena, gjenet dhe lista është pa fund. Ajo çka i japim trupit, mund ta thajë lëkurën gjithashtu. Por edhe ajo që pi mund të ndikojë në tharjen e lëkurës.

Lexo Edhe:

Uji është në çdo kohë në krye të listës elementi kryesor që e mban lëkurën të hidratuar. Por cilat janë ato pije të cilat ndikojnë në tharjen e lëkurës?

Konsumi i alkoolit mund të ndikojë në tharjen e lëkurës. Dr. Friedman, mjek dermatolog, shpjegon se alkooli të bën të shkosh më shpesh në tualet dhe nuk e lë trupin të absorbojë ujin që e mban lëkurën të hidratuar. Kështu, ti po ia largon trupin ujin që i duhet për të pasur lëkurë të freskët dhe të hidratuar.

A mund ta bësh këtë për pjesën tjetër të jetës? Jo, me siguri. Friedman sugjeron se konsumi i ujit në mënyrë të vazhdueshme e mban lëkurën të hidratuar. Të pish një gotë verë në ditë nuk mund ta thajë lëkurën, por mbaje parasysh se flitet për një gotë dhe jo për të gjithë shishen.