string(62) "cfare-po-paralajmeron-rita-ora-ndez-rrjetin-me-foto-provokuese"

Yjet

Gazeta Express

04/06/2025 22:18

Çfarë po paralajmëron? Rita Ora ndez rrjetin me foto provokuese

Yjet

Gazeta Express

04/06/2025 22:18

Ylli i muzikës ka publikuar disa fotografi atraktive në “Instagram”, ku shihet duke pozuar veshur me një palë rroba banje

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor.

Ylli i muzikës ka publikuar disa fotografi atraktive në “Instagram”, ku shihet duke pozuar veshur me një palë rroba banje të zeza njëpjesëshe me prerje të guximshme dhe atlete sportive.

Në mbishkrimin e fotografive, Rita ka shkruar: “Në pritje që ‘Heat’ të publikohet”, duke lënë të kuptohet se kënga e shumëpritur do të dalë së shpejti.

Pamja e saj verore, trupin në formë dhe poza joshëse kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe mediave, duke e vendosur sërish në qendër të vëmendjes. Komentet dhe pëlqimet nuk kanë munguar, teksa fansat janë entuziastë për rikthimin e saj muzikor.

aaaaa