Çfarë po ndodh, producentja e Big Brother VIP Lori Hoxha nuk shfaqet në eventin e Arbanës - Gazeta Express
string(88) "cfare-po-ndodh-producentja-e-big-brother-vip-lori-hoxha-nuk-shfaqet-ne-eventin-e-arbanes"

TV/Film

Gazeta Express

03/11/2022 23:15

Çfarë po ndodh, producentja e Big Brother VIP Lori Hoxha nuk shfaqet në eventin e Arbanës

TV/Film

Gazeta Express

03/11/2022 23:15

Është promovuar mbrëmë filmi i ri i Eduart Grishaj dhe në event kanë qenë të ftuar shumë personazhe të njohur të jetës publike në Shqipëri.

Megjithatë ajo që ka rënë në sy është mungesa e producentes së “Big Brother Vip”, Lori Hoxha.

Lexo Edhe:

Në eventin e Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani (moderatores dhe regjisorit të Big Brother) ka qenë e pranishme vetëm producentja e “Dancing with the Stars”, Sara Hoxha. Ky promovim është një nga eventet më të rëndësishme të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj, sepse të dy i kanë bërë vazhdimisht promo në rrjetet e tyre sociale.

 Madje mund të konsiderohet edhe më i rëndësishëm edhe se sa festivali i fundvitit, ku do të jenë përsëri pjesë çifti i njohur. E në këtë drejtim ndaj dhe mungesa e Lorit është vënë re.

Këto kohë është përfolur në media se ka një ftohje mes Lorit dhe Arbanës, pasi edhe kjo e fundit nuk e uroi publikisht për ditëlindje. Madje edhe në festën e fundit të Top Medias, Arbana nuk ka qenë e pranishme ndërsa në dasmën e Arbër Hajdarit dy ish mikeshat janë parë larg njëra-tjetrës.

Mesa duket tradita shqiptare nuk është zbehur as në 2022-shin. Po s’na erdhën, s’do ti shkojmë…