Çfarë po ndodh me Tokën në kohë të pandemisë, sizmologët vine me ca studime befasuese - Gazeta Express
string(84) "cfare-po-ndodh-me-token-ne-kohe-te-pandemise-sizmologet-vine-me-ca-studime-befasuese"

Gazeta Express

04/04/2020 0:38

Çfarë po ndodh me Tokën në kohë të pandemisë, sizmologët vine me ca studime befasuese

Gazeta Express

04/04/2020 0:38

Pandemia e koronavirusit ka izoluar botën, rrugët e qyteteve në të gjithë vendet janë bosh kjo si një masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

 Prania e koronavirusit ka ndryshuar mënyrën e jetesës në të gjithë botën dhe ka shkaktuar deri më tani dëme të mëdha në ekonomi. Ndërkohë një tjetër pasojë që është zbuluar së fundi nga sizmologët është se ato theksojnë se ka pësuar ndryshimeve në lëvizjen e tokës.

Lexo Edhe:

Gjatë studimeve të tyre sizmologët janë shprehur se po regjistrojnë goxha më pak zhurmë sizmike ambientale pra vibracionet e shkaktuara nga makinat, trenat, autobusët dhe njerëzit. Në mungesë të kësaj zhurme, korja e tokës po lëviz më pak.

Thomas Lecocoq, gjeolog dhe sizmolog në Royal Observatory në Belgjikë, e vuri re këtë fenomen së pari në Bruksel. Brukseli ka pësuar 30% deri në 50% ulje të zhurmës sizmike ambientale që prej mesit të marsit kur qeveria nisi zbatimin e masave kundër pandemisë.

Të gjitha këto fakte tregojnë tashmë se sizmologët janë të aftë të dallojnë tërmete më të vogla. Gjithashtu, do të thotë se njerëzit po u binden urdhrave të qeverive përkatëse dhe po qëndrojnë në shtëpi.

Deri më tani si pasojë e përhapjes së Covid 19 kanë humbur jetën mbi 54 mijë persona dhe numri i të infektuarve gjithashtu e ka kaluar shifrën mbi 1 milion në të gjithë botën