string(93) "cfare-po-ndodh-me-ish-banoret-e-bbv-4-nuk-do-ta-besoni-se-kush-ka-humbur-ndjekes-ne-instagram"

Yjet

Gazeta Express

16/05/2025 21:01

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”

Yjet

Gazeta Express

16/05/2025 21:01

Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Në vend të pestë, për herë të parë, renditet Gjesti, i cili këtë herë rezulton me humbje. Nga 610K, Gjesti ka humbur 1 mijë ndjekës dhe tashmë numëron 609K. Rozana Radi nuk ka pësuar asnjë ndryshim nga java e kaluar dhe numëron sërish 469K.

Në vend të tretë renditet Egli Tako me vetëm 1 mijë ndjekës të shtuar. Nga 361K, Egli tani ka 362 mijë ndjekës në “Instagram”-in e saj. Gerta Gixhari nga ana tjetër, ka fituar plot 12 mijë ndjekës. Nga 108K që numëronte javën e shkuar, tani ajo ka 120K ndjekës. Në vend të parë edhe për këtë javë renditet Loredana Brati me plot 13 mijë ndjekës të shtuar. Nga 149K fansa, tani ajo numëron 162K në faqen e saj. /TAR/