Çfarë përmban deklarata e 25 kombeve që bëjnë thirrje për t'i dhënë fund luftës në Gaza - Gazeta Express
string(86) "cfare-permban-deklarata-e-25-kombeve-qe-bejne-thirrje-per-ti-dhene-fund-luftes-ne-gaza"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 18:27

Çfarë përmban deklarata e 25 kombeve që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 18:27

Më shumë se 20 vende të tjera kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Është një deklaratë e gjatë,

Pikat kryesore të saj të përmbledhura, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Kombet thonë se “vuajtjet e civilëve në Gaza kanë arritur në thellësi të reja” dhe e quajnë modelin e shpërndarjes së ndihmës së Izraelit “të rrezikshëm”, duke thënë se “nxit paqëndrueshmërinë dhe i privon gazanët nga dinjiteti njerëzor”.

“Ushqyerja me pika e ndihmës” dhe “vrasja çnjerëzore e civilëve” që kërkojnë gjëra thelbësore si uji dhe ushqimi është një tjetër fokus dënimi në deklaratë.

Ministrat e jashtëm e përshkruajnë mohimin e ndihmës thelbësore humanitare nga qeveria izraelite si të papranueshëm, duke shtuar se Izraeli duhet të përmbushë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar.

Kombet gjithashtu bëjnë thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” të pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit 2023.

Ata i bëjnë thirrje Izraelit që të “heqë menjëherë kufizimet në rrjedhën e ndihmës” dhe të lejojë OKB-në dhe OJQ-të humanitare [organizatat joqeveritare] të bëjnë “punën e tyre shpëtimtare”.

Propozimet për të zhvendosur popullsinë palestineze në një “qytet humanitar” përshkruhen si “plotësisht të papranueshme”, dhe vendet shtojnë se “zhvendosja e përhershme e detyruar është një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar”.

Ata gjithashtu shprehin… kundërshtimin e tyre të fortë ndaj “çdo hapi drejt ndryshimit territorial ose demografik në territoret e pushtuara palestineze”.