Çfarë ngjyre ka kjo kapelë? Iluzion i ri optik nga TikTok - Gazeta Express
string(56) "cfare-ngjyre-ka-kjo-kapele-iluzion-i-ri-optik-nga-tiktok"

AutoTech

Gazeta Express

23/11/2021 22:41

Çfarë ngjyre ka kjo kapelë? Iluzion i ri optik nga TikTok

AutoTech

Gazeta Express

23/11/2021 22:41

Përdoruesja e TikTokut, Otelia Carmen, me publikimin e videos ku kapela e saj e re në hapësira të ndryshme ndërron ngjyrë, ka shkaktuar konfuzion në platformë, duke nxitur polemika për ngjyrën e vërtetë të kapelës.

“Sot kam blerë kapelën e gjelbër në dyqan dhe e solla në shtëpi, kur e pashë mendova: ‘pse ka ngjyrë tjetër’”, tha ajo, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për metamerizmin, që është shfaqja e një ndryshimi të ngjyrës në një objekt me ngjyrë, për shkak të emetimeve të ndryshme spektrale nga burime të ndryshme të dritës.

Në thelb, çdo burim drite ka “ngjyrën” e vet, kështu që kur projektohet në një sipërfaqe të lyer, ajo ndikon në ngjyrën e asaj sipërfaqeje.

Në këtë rast shohim se në dritën e dyqanit kapela ishte e gjelbër, por ndriçimi në shtëpinë e Carmen e bëri të ketë tjetër ngjyrë.