Çfarë ndodhi në episodin e shtatë të serialit Rrushe? - Gazeta Express
string(54) "cfare-ndodhi-ne-episodin-e-shtate-te-serialit-rrushe-1"

Rozë

Gazeta Express

25/06/2021 18:23

Çfarë ndodhi në episodin e shtatë të serialit Rrushe?

Rozë

Gazeta Express

25/06/2021 18:23

Dramë e madhe po ndodhë në Rrushe, serialin më të ri vendor nga gjirafaStudios.

Para lansimit të episodit të tetë, këtë të diel, të rikujtojmë se si u zhvillua episodi i shtatë i këtij seriali. Gjërat kanë filluar të komplikohen.

Lexo Edhe:

Vesa dhe Berati kanë filluar lidhjen e po ndihen mirë, por jo gjithçka është e përsosur, kur një fshehtësi e madhe ka mbetur peng. Fotografitë që Arben Rama i kapi në episodin e parë ende gjinden tek Vesa, edhepse ajo nuk e ka idenë. Berati ka qëllim që t’i marrë ato, mirëpo ky mision nuk po duket i lehtë, pasiqë lidhja e tyre ka filluar të forcohet.

Mentor Pirulli duket se është gati të lëshohet nga spitali, e t’i kthehet jetës normale. Por, për derisa për Mentorin gjërat po përmirësohen, për të tjerët po shkojnë duke u keqësuar.

Në episodin e dytë, shoku i Armend Pirullit, Arsimi, ndërhynë në një bisedë biznisi dhe ngritë “vlerën e punës” së Armendit. Kjo bën që disa persona ta takojnë Armendin dhe të përleshen me të. I mbushur nga jeta e vështirë, Armendi e shprehë pakënqaësinë tek shoku i tij, duke mbetur kështu i vetëm në terrasë.

E derisa Armendi mbetet në mëdyshje për jetën e tij, Vesa dhe Berati marrin lajmin më të hidhur deri tani: Trupat e djegur të Arben Ramës dhe Festim Abazit janë identifikuar.

Episodi i shtatë gjithashtu na kthen në kohë, ku Lëviza Qëndresa po zhvillohet shpejt dhe vrullshëm. Musë Lahu merr rrugë për në Zvicër, ku takohet me Alexander Muller, dhe tërheqë para. Ndërsa Samir Hoti dhe Bashkim Pirulli takohen me dy biznismenë nga Shqipëria, të cilët i furnizojnë ata me produkte esenciale.

Episodin e shtatë të serialit Rrushe mund ta ndiqni më poshtë.