Çfarë ndodhi në episodin e katërt të serialit Rrushe? - Gazeta Express
string(52) "cfare-ndodhi-ne-episodin-e-katert-te-serialit-rrushe"

Çfarë ndodhi në episodin e katërt të serialit Rrushe?

Instant

Gazeta Express

04/06/2021 21:07

Seriali Rrushe ka marrë një kthesë të papritur në episodin e katërt, që pritet ta bëjë këtë serial shumë më dramatik dhe interesant. Më poshtë mund ta gjeni përmbledhjen e episodit të katërt të Rrushe.

Pas tre episodeve të para ku ngjarja u shpalos ngadalë, por me shumë intriga, episodi i katërt i serialit Rrushe solli një kthesë të papritur. Shoqëria e Blertës, vajzës së vogël të familjës Pirulli, me komshiun  Fatmir, duket një shoqëri e çuditshme. E pikërisht kjo shoqëri bëhet shkaktar i një drame të madhe, e cila përfshinë të gjithë pjesëtarët e familjes nga Prishtina.

Merita Pirulli, nëna e familjes, duke u kthyer në shtëpi, sheh vajzën e saj me Fatmirin duke hyrë në banesë. Merita buzëqeshë, por me të hyrë në shtëpi kupton se Blerta nuk është aty.

Reagimi i një nëne, i portretizuar mrekullisht nga Aurita Agushi, e bën fundin e episodit të katërt shumë emocional. Merita hyn në banesë të Fatmirit dhe largon vajzën nga ai vend. Por keqkuptimet që ndodhin në familjen Pirulli si pasojë e mungesës së komunikimit, e sjellin edhe një situatë tjetër dramatike, që i lë ata të shokuar. Pas kacafytjeve e britmave në banesë, Vesa hyn dhe e sheh babanë, Mentor Pirullin, teksa i bërtet vajzës së vogël Blertës. Vesa shtynë Mentorin, duke e rrëzuar në tokë. Mentori përfundon i shtrirë dhe i mbushur me gjak.

Kështu përfundon episodi i katërt i serialit Rrushe, mirëpo ky episod ka edhe diçka tjetër të veçantë, rikthimin në kohë, më saktësisht në vitin 1995. Në Dresden të Gjermanisë, dy shqiptarë takohen dhe flasin për një lëvizje popullore, të quajtur Lëvizja Qëndresa. Musë Lahu pret shokun e tij Demir Jaha, i cili iu shmanget agjentëve serb dhe hyn në veturë. Demiri ia ofron Musës fletoren e Lëvizjes Qëndresa, ku gjendet edhe llogaria bankare. Duke e ditur se ideali për komb dhe jeta e tij janë në rrezik, Demir Jaha, përgjegjësinë për Lëvizjen Qëndresa dhe për fletoren ia jep Musë Lahut.

Episodi i pestë i serialit Rrushe pritet të jetë i mrekullueshëm, duke ditur ngjarjet që kanë mbetur pezull nga episodi i katërt.

Rrushe rikthehet këtë të diel, nga ora 20:00 në kanalin T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.

Më poshtë mund ta ndiqni episodin e katërt të Rrushe.