Episodi i tetëmbëdhjetë i serialit “Rrushe” zbuloi shumë mistere. Kur seriali po afrohet drejt fundit të sezonit të parë, drama po arrin kulmin. Episodi i kaluar ndërlidhë ngjarjet që mbetën pezull nga e kaluara e mistershme. Më poshtë e gjeni përmbledhjen e episodit të tetëmbëdhjetë.
Berat Hoti ka mbetur i plagosur. I shtrirë në tokë, pranë tij qëndron xhaxhai i tij Sadiku. Jashtë shtëpisë, Inspektor Temaj është gati për të trokitur në derë. Agim Pirulli kthehet në shtëpinë e Sadikut dhe fshehë Beratin, pikërisht në vendin më të padëshiruar për të: Në dollap.
Berati shpëton nga policia, mirëpo e njëjta nuk mund të thuhet për Agim Pirullin.
Oficer Gashin e lajmërojnë disa policë. Një person po kërcënon se do të vetvritet nëse nuk flet me të. Oficer Gashi takon personin, i cili tregon se është i frikësuar nga Zhiletat. Ky person kërkon para për të zbuluar një të vërtetë, vrasësin e Zhiletës. Kur Oficer Gashi kupton se vrasësi është Agim Pirulli, ai tenton të shantazhojë Agimin me një shumë të madhe parash, shumë kjo e cila do të ndihmonte motrën e tij të shërohej. Agimi refuzon.
Oficer Gashi vizitohet nga Inspektor Temaj, e cila zbulon se ka kuptuar të gjitha veprimet që asistenti i saj në hetim i ka bërë. Temaj kërkon nga Gashi të japë dorëheqje. Kjo e bën Oficer Gashin të lajmërojë Vehbi Nallakun dhe t’ia ofrojë sekretin e Agim Pirullit.
Derisa këto po ndodhin, Vesa, me ndihmën e motrës së saj Blertës, vendosë të ikë nga spitali.
Berati në anën tjetër duket se ka marrë vetën. Ai po shërohet nga Sadik Hoti. Berati pyet Sadikun se kush ia ka vrarë prindërit, dhe nga ato pak fjalë që i flet Sadiku, Berati kupton se vrasësi është Faruk Pirulli.
Fundi i episodit na dërgon në fshatin e Faruk Pirullit. Faruku futet në shtëpi dhe sheh Beratin përballë tij, me një revole në dorë.
Episodi i parafundit i sezonit, ai i nëntëmbëdhjetë shfaqet këtë të diel, nga ora 20:00 në kanalin T7, dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.com
Episodin e tetëmbëdhjetë të “Rrushe” mund ta shikoni më poshtë.