Çfarë ndodhi? Era Istrefi dhe Mozzik anulojnë duetin që do të sillnin - Gazeta Express
string(68) "cfare-ndodhi-era-istrefi-dhe-mozzik-anulojne-duetin-qe-do-te-sillnin"

Çfarë ndodhi? Era Istrefi dhe Mozzik anulojnë duetin që do të sillnin

Rozë

Gazeta Express

05/08/2022 9:12

Mozzik ka lajmëruar anulimin e duetit që do të sillte me Era Istrefin. Ky lajm ishte i papritur për ndjekësit pasi ata pak ditë më parë patën zbuluar se kanë bashkuar forcat me një bashkëpunim. Arsyeja e këtij vendimi të papritur nuk është bërë me dije.

“Projekti me Era Istrefin anulohet. Ju kërkoj falje të gjithëve për pritjen. Shihemi shumë shpejt me projekte të reja”, shkruan Mozzik, teksa nga Era nuk ka ende asnjë reagim. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë mosmarrëveshje mes dy artistëve.

Lexo Edhe:

Kujtojmë që Mozzik ka prishur raportin dhe me Noizy-n dhe dueti i tyre është fshirë nga Youtube. Kjo erdhi pas spekulimeve se mes Noizy-t dhe Loredanës ka diçka më shumë sesa miqësi mirëpo ishte vetë reperi që ajo nuk ka të bëjë me këtë situatë.

/abcnews.al