Çfarë ndodh kur shihni ëndërr me të vdekur? - Gazeta Express
string(42) "cfare-ndodh-kur-shihni-enderr-me-te-vdekur"

Gazeta Express

14/05/2020 23:14

Çfarë ndodh kur shihni ëndërr me të vdekur?

Gazeta Express

14/05/2020 23:14

Lexoni disa mite më poshtë rreth kësaj çështjeje:

BISEDA ME TË VDEKUR

Kur dikush ëndërron se i vdekuri e fton, nëse është i sëmurë, mund të vdesë, por nëse është i shëndoshë, këshilla e të vdekurit është që ai/ajo të largohet nga ndonjë punë e keqe.

ËNDËRRIMI I TË VDEKURIT TË LUMTUR  

Ëndërrimi i njeriut të vdekur që është i lumtur, në kushte të mira, me rroba të bardha ose të gjelbra, duke u mahitur ose duke folur fjalë të mira – do të thotë se i vdekuri po jeton në qetësi në parajsë dhe është në gjendje të mirë. Nëse dikush sheh në ëndërr që i vdekuri i afrohet fytyrë qeshur, e përshëndet dhe përqafohet me të, kjo nënkupton lajm të mirë. Nëse njeriu sheh në ëndërr njeri të vdekur, të cilit i shkon pas, e shtrëngon, e përqafon ose e mbyt atë – do të thotë se ai do të ketë pleqëri të mirë.

ËNDËRRIMI I TË VDEKURIT TË PIKËLLUAR

Nëse shihet në ëndërr njeriun që ka vdekur dhe është i veshur me rroba të vjetra, të grisura, të pluhurosura ose duket i pikëlluar, ky mund të mos jetë lajm i mirë për të. Nëse ëndërrohet që personi i vdekur e godet, e shikon vëngër, i kanoset, apo nuk e përshëndet, kjo nënkupton që ky person është duke vepruar keq ndaj të tjerëve dhe rrethit të vet.

I VDEKUR PËR SË DYTI

Nëse individi sheh ëndërr se ka vdekur për së dyti dhe vajtohet pa zë do të thotë se një nga anëtarët e tij do të martohet e do të ketë lumturi e harmoni. Po nëse i vdekuri për së dyti qahet dhe vajtohet një anëtar i familjes së ëndërruesit mund të vdesë.