Çfarë ndëshkimi i pret personat që i sulmojnë policët - Gazeta Express
string(53) "cfare-ndeshkimi-i-pret-personat-qe-i-sulmojne-policet"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2022 22:53

Çfarë ndëshkimi i pret personat që i sulmojnë policët

Lajme

Gazeta Express

04/07/2022 22:53

Sulmi i fundit ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj ka ngritur sërish alarmin mbi sigurinë e tyre. Kërkohet që të ketë dënime më të mëdha.

Gazetar: Çlirimtar Morina

Lexo Edhe:

Flamurin e institucionit që shërbeu për vite, e ruan akoma me shumë dashuri.

Fehmije Gashi – Bytyqi i përket gjeneratës së parë së Policisë së Kosovës.

Mbi dy dekada më parë, kjo tregon se respekti ndaj uniformës së organeve të rendit ishte shumë i lartë.

Sulmet e fundit ndaj zyrtarëve policorë po shihen si shqetësuese nga një ish-kolege e tyre.

Dhuna ndaj policëve, sipas saj nuk do duhej të ndodhte në asnjë mënyrë, pasi që edhe institucionet që i mbikëqyrin ata janë rigoroze.

Edhe një ish-zyrtar tjetër policor po kërkon që ndëshkueshmëria ndaj personave që sulmojnë policët të jetë më e ashpër.

Një shembull në këtë rast mund të merret edhe nga vendi fqinj, Shqipëria.

Naim Rudari si një ish-polic i Kosovës ka edhe disa këshilla për policët gjatë kryerjes së detyrës.

Dënimet në rastet e sulmeve ndaj personave zyrtarë parashihen deri në 12 vjet burgim.

Gjatë ditës televizioni ka kërkuar nga Policia e Kosovës të dhëna mbi sulmet e kryera ndaj zyrtarëve policorë ndër vite, por nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje.