Çfarë mësuam, çfarë po mësojmë dhe çfarë shpresojë të kemi mësuar në këtë kohë pandemie - Gazeta Express
string(86) "cfare-mesuam-cfare-po-mesojme-dhe-cfare-shpresoje-te-kemi-mesuar-ne-kete-kohe-pandemie"

Çfarë mësuam, çfarë po mësojmë dhe çfarë shpresojë të kemi mësuar në këtë kohë pandemie

Gazeta Express

30/04/2020 10:47

Shpresoj ta kemi mësuar se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti ynë fizik, dhe kujdesi për të nuk duhet të jetë në fund të listës, por në mesin e prioriteteve tona në jetë. Mirëqenia emocionale është çelësi që na lejon të përshtatemi me ndryshimet në jetën tonë dhe të përballemi me problemet ose situatat stresuese e të paparashikueshme.

Brikena Krasniqi Hoti

Lexo Edhe:

Çfarë mësuam, çfarë po mësojmë dhe çfarë shpresojë të kemi mësuar në këtë kohë pandemie?

Ndër të tjera, mësuam se:

Dashuria nuk është gjithmonë afërsi. Se shpeshherë dashurinë, mbrojtjen dhe afërsinë ndaj tjetrit duhet ta tregojmë duke qëndruar larg. Kjo dashuri dëshmohet shpeshherë jo duke i bërë gjërat, por duke mos i bërë ato. P.sh duke mos e perqafuar tjetrin që ta mbrojmë nga virusi Korona, ngjajshëm sikur kur e don dikë, por duhet ta lësh të shkoj. Kjo lë të na mësoj edhe rëndësinë e hapësirës personale që ka nevojë secili, sepse nganjëherë kujdesi i tepërt është i dëmshëm dhe mund të shndërrohet në kontrollë më shumë se sa dashuri.

Se ankthi e frika janë nxitës të jashtëzakonshëm për mbijetesë. Se në vend që t’i frikësohemi frikës e ankthit, na ndihmon më shumë nëse përpiqemi t’i pranojmë ato si pjese e ekzistencës sonë.

Kujdesi për vetën nuk është egoizëm e as luks, por domosdoshmëri. Të mësoni ta duani vetën është domosdoshmëri. Nuk do të ndiheni të vetmuar, vetëm atëherë kur arrini ta pëlqeni personin me të cilin jeni vetem , dmth veten tuaj.

Mësuam se vetja na befason edhe atëherë kur nuk e presim e nuk besojmë tek ajo. Mësuam se kemi më shumë forcë e durim se sa që kemi menduar, dhe secili kemi çka të ofrojmë nga vetja jonë më shumë se që kemi besuar.

Jemi duke mësuar se lumturia nuk gjindet duke vrapuar pas gjërave e as duke bërë planë të mëdha, por duke u ndalur dhe duke jetuar në të sotshmen, në “këtu dhe tani”. Ne nuk mund t’a ndryshojmë të kaluarën e as ta kontrollojmë e parashikojmë në plotni të ardhmen. Por e kemi në dorë të sotshmen, dhe mund ta shfrytëzojmë atë duke qenë prezent dhe të fokusuar në gjërat që na rrethojnë, në detajet e vogla të jetës, por që na japin kuptim të madh. Kjo është e vështirë, e di, por jo e pamundur. Ia vlen të përpiqemi.

Shpresoj ta kemi mësuar se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti ynë fizik, dhe kujdesi për të nuk duhet të jetë në fund të listës, por në mesin e prioriteteve tona në jetë. Mirëqenia emocionale është çelësi që na lejon të përshtatemi me ndryshimet në jetën tonë dhe të përballemi me problemet ose situatat stresuese e të paparashikueshme.

Shpresoj ta kemi mësuar se shëndetin mendor nuk mund ta ruajmë e as ta përmirësojmë aty për aty, sepse nuk ka zgjidhje të shpejta e as rregullime “lineare”, në formë të vijës së drejtë. Hapi i parë që mund të behët, është që të sillni vëmendjen në atë se çfarë po ndodhë brenda jush dhet’ i jepni vetës të drejtën dhe obligimin për të njohur gjendjen tuaj emocionale. Dhe jo vetëm kur përballeni më situata të panjohura e stresuese, por ta përfshini këtë qasje, në arsenalin tuaj që e keni për të mbrojtur shëndetin tuaj në përgjithësi. Nëse ju dhemb diku në trupin tuaj, do të vizitoni mjekun me siguri. Por nëse ju dhemb në shpirt, a do t’ju vij turp të kërkoni ndihmë tek psikologu? Shpresoj që ta kemi marrë mësimin se nuk do të duhej, sepse të gjithëve nganjëherë mund të na dhemb shpirti edhe pse mund të mos duket. Dhe të gjithë meritojmë të ndihmohemi, sepse vetë jo gjithmonë ia dalim. Brikena Krasniqi Hoti është Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë