“Çfarë mbrëmje”, reagon Donald Trump: Shërbimi Sekret dhe forcat e rendit bënë një punë fantastike - Gazeta Express
string(95) "cfare1-mbremje-reagon-donald-trump-sherbimi-sekret-dhe-forcat-e-rendit-bene-nje-pune-fantastike"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 4:00

“Çfarë mbrëmje”, reagon Donald Trump: Shërbimi Sekret dhe forcat e rendit bënë një punë fantastike

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 4:00

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pasi u evakuua në një vend të sigurt nga agjentët e Shërbimit Sekret, ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Trump, lavdëroi shërbimin sekret dhe forcat e rendit për reagimin e tyre, të cilin, presidenti amerikane  vlerësoi ‘’të guximshëm’’ dhe ‘’të shpejtë’’.

““Një mbrëmje mjaft e pazakontë në Uashington D.C. Shërbimi Sekret dhe forcat e rendit bënë një punë fantastike. Ata vepruan shpejt dhe me guxim. Qitësi është arrestuar, dhe unë kam rekomanduar që ‘TA LEMI SHFAQJEN TË VAZHDOJË’, por do të udhëhiqemi tërësisht nga forcat e rendit. Ata do të marrin një vendim së shpejti. Pavarësisht atij vendimi, mbrëmja do të jetë shumë ndryshe nga ajo e planifikuar, dhe ne thjesht, troç, do ta bëjmë sërish një tjetër herë. Presidenti DONALD J. TRUMP.”, ka shkruar Trump. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement