Çfarë masa janë marrë për gjyqtarët serbë në veri? - Gazeta Express
string(49) "cfare-masa-jane-marre-per-gjyqtaret-serbe-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2023 7:53

Çfarë masa janë marrë për gjyqtarët serbë në veri?

Lajme

Gazeta Express

24/03/2023 7:53

Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka folur sonte për gjendjen në veri, sa i përket sistemit të drejtësisë. Ai ka treguar se çfarë masa kanë marrë për dorëheqjen e gjyqtarëve serbë në veri

Zogaj ka theksuar se me përputhjet e KGJK-së, për serbët në veri do të ketë një vendim transparent për mënyrën se si do të trajtohen këto dorheqje.

Lexo Edhe:

“6 persona janë në proces formal të diciplinimit, ndërsa të tjerët janë në një proces të dorëheqjes. KGJK-ja do të ketë vendim transparent”, ka thënë ai.

Ai thotë se ka indikacione sa i përket kësaj çështje.

“Fakti që ne nuk kemi pasur një proces të ngutshëm të aprovimit të dorëheqjës, ka qenë se ka pasur indikacione përmes mediave dhe përmes burimeve tjera të informacionit. Prandaj, për ne ka qenë shumë e rëndësishme të kuptohet nëse ka qenë një akt i vullnetshëm i dorëheqjes apo është një akt i diktuar nga faktorët tjerë. Ky proces po zhvillohet, jemi në komunikim me prokurorin e shtetit”, ka thënë tutje ai.

“KGJK po e trajton me seriozitet çështjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve në veri dhe, ne kemi njoftuar edhe opinionin publik që ka procedura disiplinore ndaj disa gjyqtarëve të cilët kanë qenë të përfshirë në shkelje potenciale etike dhe disiplinore”.

Ai tregoi se të gjithë gjyqtarët që janë dorëhequr, duke përfshirë edhe administratën që janë rreth 145 persona, nuk paguhen prej ditës kur janë dorëhequr./Front Online