Çfarë lajmi i keq për Kombëtaren e Kosovës, kapiten Rrahmani do të mungojë së paku deri në maj - Gazeta Express
string(93) "cfare-lajmi-i-keq-per-kombetaren-e-kosoves-kapiten-rrahmani-do-te-mungoje-se-paku-deri-ne-maj"

Futboll

Gazeta Express

17/02/2026 18:02

Çfarë lajmi i keq për Kombëtaren e Kosovës, kapiten Rrahmani do të mungojë së paku deri në maj

Futboll

Gazeta Express

17/02/2026 18:02

Një lajm i keq e ka goditur Kombëtaren e Kosovës dhe Napolin, pasi qendërmbrojtësi Amir Rrahmani pothuajse e ka humbur sezonin, shkaku i lëndimit.

Sezoni i Amir Rrahmanit, pika kyçe e mbrojtjes së Napolit e Kosovës, praktikisht ka përfunduar.

Nëse gjithçka shkon mirë, Antonio Conte mund ta ketë në dispozicion vetëm për ndeshjet e fundit të sezonit në fund të majit.

Lojtari iu nënshtrua sot testeve në “Pineta Grande Hospital”, dhe rezultatet ishin të rënda: një këputje e shkallës së lartë në bicepsin femoral të kofshës së majtë, dhe ai pritet të mungojë 8-10 javë.

I njëjti lëndim si te Kevin De Bruyne dhe Andre-Frank Zambo Anguissa, për shembull.

Fakti që asnjëri prej tyre ende nuk është rikthyer tregon qartë seriozitetin e problemit.

Rrahmani u lëndua gjatë ndeshjes ndaj Romës teksa tentonte të ndërhynte ndaj esleyt dhe madje shkaktoi penalltinë që e shndërroi në gol Donyell Malen.

Klubi ka njoftuar se ai tashmë ka nisur rehabilitimin.

Përpos për Napolin, ky është lajm i keq edhe për kombëtaren e Kosovës, pasi ai nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve të “play-offit” të Botërorit në mars.

Me 26 mars, Kosova do të luajë ndaj Sllovakisë si mysafire, në gjysmëfinale të “play-offit”, dhe në rast fitoreje, do të luajë në finale, ndaj Turqisë ose Rumanisë, me 31 mars në Prishtinë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement