Çfarë kishte parashikuar Baba Vanga për luftën Rusi – Ukrainë
Mistere
Gazeta Express
14/02/2022 23:18
Baba Vanga gruaja e njohur si “Nostradamusi
nga Ballkani”, u ka paraprirë shumë fatkeqësive natyrore dhe Iuftërave globale
para se të ndodhnin.
Gruaja e mistershme, e verbër bullgare
parashikoi saktë 11 shtatorin, ngritjen e lSlS dhe madje Brexit, ndërsa ka bërë
parashikime edhe për vitin 2022.
Edhe Nostradamus njihet për parashikimet e tij
të cilat tashmë disa janë të vërtetuara. Në mesin e tensioneve mes Rusisë e
Ukrainës, mediat ruse kanë publikuar parashikimet e Vangës dhe Nostradamus të
cilët kanë zbuluar se Federata Ruse do të bëhet superfuqi dhe nuk do ta ndalojë
askush, madje sipas Vangës udhëheqësit e dy shteteve do të shtrëngojnë duart.
Sipas profecisë së Baba Vangës, disa fuqi
sllave do të kthehen në Rusi duke shtuar se të gjithë ata që janë larguar nga
shteti rus do të ktheheshin sërish në trojet e tyre.
“Rusia ka sakrifikuar shumë. Askush nuk mund
ta ndalojë Federatën Ruse. Të gjithë ata që janë larguar nga Rusia do të
kthehen sërish te ajo. Shteti rus do të bëhet superfuqi”, kishte parashikuar
ajo.