Çfarë ka ndodhur? Jonida Maliqi largohet në mes të natës nga “Ferma VIP” - Gazeta Express
string(69) "cfare-ka-ndodhur-jonida-maliqi-largohet-ne-mes-te-nates-nga-ferma-vip"

Rozë

Gazeta Express

14/04/2026 10:32

Çfarë ka ndodhur? Jonida Maliqi largohet në mes të natës nga “Ferma VIP”

Rozë

Gazeta Express

14/04/2026 10:32

Gjatë orëve të vona të natës, një zhvillim i papritur ka ndodhur në “Ferma VIP”. Këngëtarja e njohur dhe një nga personazhet më të lakuar të këtij edicioni, Jonida Maliqi, ka vendosur të ndërpresë përfundimisht rrugëtimin e saj, duke u larguar nga gara në mënyrë të befasishme.

Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të spektaklit “Prime”. Nën errësirën e natës, Jonida është parë duke marrë valixhet e saj dhe duke braktisur përfundimisht ambientet e fermës.

Ndonëse një arsye zyrtare për këtë largim kaq drastik dhe të nxituar nuk është dhënë ende, situata brenda shtëpisë ka ngritur menjëherë dyshime të forta.

Disa nga fermerët e tjerë nuk e kanë kursyer ironinë pas daljes së saj, duke lënë të kuptohet se shkaku i vërtetë i kësaj “arratisjeje” mund të ketë qenë “sfida e bajgave”.

E vërteta e plotë pas këtij vendimi dhe arsyeja e saktë nga vetë Jonida pritet të zbulohen në orët në vijim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement