Zhurmat e bardha do të prodhohen nga kombinimi i frekuencave të ndryshme në të njëjtën kohë dhe asnjë prej tyre nuk do të mund të dallohet nga tjetri.
Zhurmat e bardha janë të paqarta dhe shpesh tingellojnë si një vorbullim, një gumëzhitje, dridhje që është në gjendje të “maskojë” zhurmat e tjera falë aftësëisë së maskimit të tingullit.
Zhurmat e bardha mund t’i përfitoni falë shumë aplikacioneve falas dhe që mund të përdoren në cdo moment që ju dëshironi.
Përse përdoren zhurmat e bardha?
Ashtu siç e shprehëm më sipër bllokojnë zhurmat e tjera që në këtë rast mund të shqetësojnë fëmijën teksa përpiqet të flejë;
Përdoret për të inkurajuar stabilizimin e gjumit të fëmijës;
Përdoren për të krijuar një ambient të ngjashëm me uterusin në mënyrë që foshnja të qetësohet;
Ndihmon prindërit pas lindjes së fëmijës të reduktojnë ankthin që mund të ndiejnë në momentet që janë duke u përpjekur të qetësojnë beben (këtë e kanë konfirmuar shumë prindër).
A ka disavantazhe përdorimi i zhurmave të bardha?
Patjetër. Nëse zhurmat e bardha nuk do të përdoren në intesitetin e duhur dhe për një kohë të palimituar mund të ndikojnë në zhvillimin e dëgjimit të fëmijës. Kjo për pasojë se anatomia e veshit të fëmijës është ndryshe nga ajo e të rriturit.
Fëmija mund të krijojë varësi të madhe në momentin e gjumit;
Jo çdo fëmijë pëlqen zhurmat e bardha.
Si duhet të përdoret në mënyrë korrekte zhurma e bardhë?
Asnjëherë mos vendosni celularin me zhurmat e bardha apo pajisjen brenda shtratit të fëmijës;
Sigurohuni që volumi i zhurmave të jetë brenda limitit të lejuar dhe asnjëherë më tepër;
Mos përdorni zhurmë të fortë në momentet që fëmija është duke u pëpjekur të flejë;
Zgjidhni një zhurmë e cila nuk e kalon nivelin e ujit që bie nga dushi;
Fikeni pajisjen ndërsa fëmija është në gjumë;
Asnjëherë mos poziciononi pajisjen pranë kokës apo veshit të fëmijës;
E vendosni larg shtratit;
Mos e përdorni më tepër se 1 orë;
Mos përdorni zhurmat e bardha në çdo moment që përpiqeni ta vendosni foshnjën në gjumë;
Midis shumë opsioneve zgjidhni dicka të butë si për shembull zhurma e shiut që bie, tharrëses së flokëve etj.