Çfarë janë flavonoidet dhe cilën sëmundjen e parandalojnë - Gazeta Express
string(57) "cfare-jane-flavonoidet-dhe-cilen-semundjen-e-parandalojne"

Gazeta Express

03/06/2020 12:03

Çfarë janë flavonoidet dhe cilën sëmundjen e parandalojnë

Gazeta Express

03/06/2020 12:03

Një studim i ri ka gjetur një lidhshmëri në mes të mungesës së flavonoideve dhe rritjes së rrezikut nga sëmundja e Alzheimerit.

Numri i personave që diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje është duke u rritur. Sipas ekspertëve, numri i personave të prekur nga sëmundja e Alzheimerit në vitin 2050 do të jetë 13.8 milion në të gjithë botën.

Lexo Edhe:

Shumë studime kanë treguar se konsumimi i ushqimeve të ashtuquajtura mesdhetare, ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve duke përfshirë edhe sëmundjen e Alzheimerit.

Kjo lloj diete përfshin ushqime, të cilat kanë një sasi të larte të flavonoideve, të cilat gjenden në perime dhe fruta siç janë: boronicat, molla dhe çajrat.

Ky studim ka analizuar konsumimin e gjashtë llojeve të flavonoideve dhe lidhjen e tyre me sëmundjen e Alzheimerit.

“Studimi ynë tregon një pamje te asaj se si ndikon ushqimi ne përkeqësimin e aftësive kognitive të një personi, që është një nga simptomat kryesore të kësaj sëmundjeje”, shpjegoi Paul Jacques, autor i këtij studimi.

Analizat kanë treguar se personat, që konsumojnë vazhdimisht produkte që përmbajnë flavonoide si molla, pjeshka, boronica dhe çajra natyralë janë shumë më pak të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit në krahasim me ata të cilët nuk konsumojnë produkte të tilla.

Pjesëmarrësit e këtij studimi shpjegojnë se përderisa nuk ekziston ndonjë trajtim efektiv në shërimin e kësaj sëmundjeje është shumë e rëndësishme që të bëhet parandalimi i saj dhe menaxhimi i simptomave. /Gazeta Express