Çfarë janë dhe si u bënë kaq të famshme “mëngjeset lundruese”? - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

24/06/2021 8:27

Çfarë janë dhe si u bënë kaq të famshme “mëngjeset lundruese”?

Lajme

Gazeta Express

24/06/2021 8:27

“Mëngjeset lundruese” janë një nga trendet më popullore në Instagram. Fotografitë e shportave me shumëllojshmëri ushqimesh, kafeje, dhe të zbukuruara me fruta tropikale që shërbehen në pishina ose vaska, në vend të shtratit janë padyshim një shpenzim që po zë gjithnjë e më shumë vend në hotele luksoze.

Këto mëngjese janë veçanërisht popullore në Azi dhe Oqeanin Paqësor, kryesisht në vila private në vende si Tajlanda, Fixhi dhe Maldivet. Megjithatë, thuajse të gjithë bien dakord që tendenca filloi në Bali dhe se pandemia e koronavirusit i ka bërë ato më të popullarizuara se kurrë pasi mysafirët e hotelit po shmangnin bufetë.

“Mëngjesi lundrues është kthyer në një zgjedhje popullore. Zakonisht vendoset në një pishinë private.”, tha Jann Hess, menaxher i një resorti në Bali për CNN Travel.

Megjithëse a janë bërë këto mëngjese vetëm për t’u hedhur në internet, apo njerëzit me të vërtetë e shijojnë ushqimin në pishinë? James Booth, një reporter me qendër në Sidnei thotë për CNN Travel se vakti “lundrues” funksionoi më mirë në koncept se në ekzekutim. Sipas tij, mëngjesi duket bukur në foto, por idealja mbetet të konsumohet si zakonisht.