Çfarë i përkeqëson dhimbjet menstruale? - Gazeta Express
string(38) "cfare-i-perkeqeson-dhimbjet-menstruale"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

08/06/2022 18:40

Çfarë i përkeqëson dhimbjet menstruale?

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

08/06/2022 18:40

Një numër i madh femrash përjetojnë dhimbje menstruale, dismenorre dhe a e dini se çfarë mund t’i intensifikojë ato?

Nëse i përkisni grupit të femrave që kanë dismenorre, sigurohuni që të shmangni gjërat e mëposhtme, në mënyrë që të kaloni sa më pa dhimbje ditët tuaja menstruale, shkruan Beauty & Health.

Lexo Edhe:

Çfarë i intensifikon dhimbjet menstruale?

Stresi, ushqimi dhe aktiviteti fizik nuk kontribuojnë në kalimin e ciklit pa ndonjë problem.

Përkundrazi, e gjithë kjo mund të përkeqësojë gjendjen, veçanërisht te femrat që tashmë kanë probleme me menstruacionet e dhimbshme.

Më poshtë shpjegohet sesi stresi, ushqimi dhe aktiviteti fizik ndikojnë negativisht në dismenorre.

Dhimbjet menstruale dhe stresi

Është e vërtetë që stresi është përgjegjës për shumë probleme me të cilat përballemi në jetën tonë të përditshme (fizike dhe mendore). Sigurisht, kjo nuk mund të mos ndikojë në psikikën tonë tashmë të trazuar në ditët e asaj periudhe.

Mund të mos jetë e lehtë për ta hequr qafe atë, megjithatë, mund të bëni disa ushtrime për të qetësuar nervat kur ndieni shpërthimin.

Ushqimi i varfër

Kur themi ushqim i keq, nuk nënkuptojmë vetëm ushqimin e shpejtë që rëndon trupin tuaj, por edhe faktin që nuk hani vaktet e duhura çdo tri orë, gjë që çon në rraskapitje të trupit tuaj.

Sidomos në ditët e ciklit, duhet të hani vakte të vogla dhe të shpeshta për të shmangur marramendjet që do t’ju lodhin më shumë.

Aktiviteti fizik

Kur trupi juaj po përpiqet të përballojë faktin që ka gjakderdhje, do të ishte mirë të mos shkoni në palestër për të bërë pesha apo ushtrime aerobike.

Provoni pozicione relaksuese joga ose pilates dhe bëni një shëtitje (nëse mund ta duroni dhimbjen) në një rutine.