Çfarë i bën krononavirusi trupit të njeriut? Të shikojmë organ pas organi - Gazeta Express

Çfarë i bën krononavirusi trupit të njeriut? Të shikojmë organ pas organi

Ballina

Gazeta Express

24/02/2020 7:16

Shumëçka ende nuk është e njohur për koronavirusin, mirëpo dihet mirë sa mund të jetë shkatërrues për organizmin e njeriut

Çfarë vërtet i ndodh trupit të njeriut në luftën me koronavirusin? Të shikojnë organ pas organi

Koronavirusi, gjenetikisht i ngjan aq shumë SARS-it, sa që e kanë quajtur trashëgimtar i tij.

Mushkëritë: Pika zero

Ky manar zvogëlon stresin, eliminon ënjtjen dhe infeksionet, ul shtypjen e gjakut? Në shumicën e rasteve, sëmundja fillon dhe përfundon në mushkëri, sepse edhe vetë koronavirusi paraqet sëmundje të organeve të frymëmarrjes.

Infektimi i këtillë bartet me nxjerrjen jashtë të mikrobeve nëpërmjet kollitjes. Simptomat në fillim janë të ngjashme me ftohjen: pacienti ka ethe dhe kollitet. Pastaj gjendja mund të përkeqësohet dhe atëherë ndodh përflakje e mushkërive.

Sipas të thënave të deritashme, 82% e të infektuarve kanë treguar simptoma të buta të sëmundjes, derisa rastet e tjera kanë qenë të sëmurë rëndë apo të sëmurë kritikë.

Sëmundja shfaqet në atë mënyrë që koronavirusi për një kohë të shkurtër sulmon mushkëritë. Mukoza mbron mushkëritë nga patogjenet dhe pamundëson tharjen e mushkërive, derisa qelizat qepallore eliminojnë viruset.

Kronavirusi sulmon qelizat qepallore, duke lejuar kështu që lëngjet dhe grimcat nga jashtë të hyjnë në mushkëri. Atëherë sistemi ynë imunologjik aktivizon praninë e ndërhyrjes së virusit.

Shfaqet përflakja, e cila është e lokalizuar atje ku është e nevojshme. Megjithatë, mund të arrihet deri te përgjigjja tepër e fuqishme e organizmit ndaj infeksionit virusal, andaj sistemi ynë imunologjik fillon të shkatërrojë çdo gjë para vetes, duke përfshirë edhe indet e shëndetshme.

Kështu hyjmë në fazën e fundit. Vazhdohet shkatërrimi i mushkërive, që mund të ketë si përfundim vdekjen.

Nëse pacienti edhe mbijeton, janë të mundshme dëmtime në afat të gjatë. Në këtë fazë, pacientëve u është e nevojshme ndihma e ventilimit mekanik, në mënyrë që të mund të marrin frymë.

Për shkak të përflakjes, membrana midis qeses së mushkërive dhe enëve të gjakut dobësohet dhe fillon të lirojë lëngun, gjë që është shkaktar i vdekjes te rastet e të sëmurëve rëndë.

Lukthi: Hyrja në organizëm

Të rrallë janë njerëzit të infektuar me koronavirus, të cilët kanë diarre dhe dhembje në stomak. Ende nuk ekzistojnë të dhëna për atë se a janë të përfaqësuara simptomat gastrointestinale në rastin e këtij infektimi.

Nëse pyesni çfarë lidhje ka sëmundja e rrugëve të frymëmarrjes me lukthin dhe zorrët, përgjigjja qëndron në natyrën e çdo virusi që të lidhet me albuminat të cilat njeriu i fut në organizmin e vet.

Lukthi është mënyra e sigurt e hyrjes së viruseve në trupin e njeriut. Nuk dihet a mundet koronavirusi të depërtojë në zorrën e trashë dhe në zorrën e hollë dhe të shkaktojë formë serioze të diarresë.

Sipas të dhënave të të dy studimeve të para pak kohëve, koronavirusi është gjetur edhe në mostrat e jashtëqitjes së të infektuarve, andaj është e domosdoshme të hulumtohet a mundet infektimi të bartet edhe nëpërmjet kësaj rruge.

Sistemi i qarkullimit të gjakut: Gjendje kaotike

Për shkak të përgjigjes tepër të fuqishme të sistemit imunologjik ndaj infeksionit, edhe sistemet e tjera në trupin e njeriut mund të sulmohen nga koronavirusi. Në raste të rralla, pacientët kanë pësuar sulm në zemër, si edhe dëmtim akut të veshkave.

Megjithatë Angela Rasmussen, virusologe në Universitetin Columbia në Nju-Jork, konsideron që ajo që ndodh në sistemin e qarkullimit të gjakut, quhet “valë e cikotineve”. Cikotinet ja në albumine të cilat paralajmërojnë sistemin imunologjik ku shfaqet infeksioni, në mënyrë që të shkatërrojë indet e infektuara dhe të shpëtojë pjesën tjetër të organizmit.

Problemi është që koronavirusi shkakton përgjigje të fuqishme të sistemit imunologjik, i cili pastaj, pos qelizave të infektuara, sulmon edhe indet e shëndetshme. Në të vërtetë vjen deri te gjakrrjedhja e brendshme, siç thotë Rasmussen.

Në disa raste më të rënda, organet pushojnë së punuari për shkak të cikotineve dhe kapacitetit të zvogëluar të futjes së oksigjenit në trup. Shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se në çfarë lidhjeje janë sëmundjet kronike, si p.sh. problemet me zemrën apo me diabetin, me komplikimet të cilat i shkakton virusi.

Mëlçia: Dëm kolateral

Viruset të cilat barten nga kafshët te njeriu, gjë që është rasti me koronavirusin, shpesh sulmojnë mëlçinë.

Meqenëse mëlçia është organ shumë vaskular, virusi lehtë mund të arrijë deri te mëlçia nëpërmjet sistemit të qarkullimit të gjakut.

Mëlçia prodhon enzimën e cila përshpejton proceset kimike brenda trupit tonë, transmeton Telegrafi. Në organizmin e shëndetshëm, qelizat e mëlçisë vazhdimisht vdesin dhe lirojnë enzima në qarkullim gjaku.

Problemi shfaqet atëherë kur enzimat vërshojnë sistemin e qarkullimit të gjakut. Shkencëtarët nuk janë krejtësisht të sigurt si e sulmojnë mëlçinë viruset e organeve të frymëmarrjes.

Ekziston probabiliteti që infektimi është i drejtpërdrejtë ose arrin deri te përflakjet serioze për shkak të përgjigjes së sistemit imunologjik ndaj infeksionit.