Çfarë hapash duhet të ndjek Milan për ta transferuar Joao Felix nga Chelsea? - Gazeta Express
string(75) "cfare-hapash-duhet-te-ndjek-milan-per-ta-transferuar-joao-felix-nga-chelsea"

Futboll

Gazeta Express

06/02/2025 21:19

Çfarë hapash duhet të ndjek Milan për ta transferuar Joao Felix nga Chelsea?

Futboll

Gazeta Express

06/02/2025 21:19

Joao Felix ndezi “San Siro”-n në debutimin e tij me Milanin pas huazimit nga Chelsea në fund të merkatos së janarit duke shënuar gol kundër Romës mbrëmë dhe kualifikuar Milanin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Megjithatë, për ta blerë përfundimisht portugezin në verë, Rossonerët do të duhet të rikthehen në negociata.

Sa do të kushtojë transferimi i përhershëm i Joao Felix?

Duke qenë se marrëveshja e huazimit nuk përfshin një klauzolë blerjeje, Milani do të duhet të negociojë me Chelsean për një çmim përfundimtar.

Felix u transferua te Chelsea për 52 milionë euro gjatë verës së kaluar, dhe sipas Calciomercato.com, vlera e tij e amortizuar në verën e 2025-ës do të jetë 41.6 milionë euro. Kjo është shuma minimale që Chelsea duhet të pranojë për të shmangur një humbje kapitale.

Dy opsionet e tjera që mund të shqyrtojë Milani:

Përfshirja e një lojtari në shkëmbim – Një mundësi do të ishte përfshirja e Fikayo Tomori në negociata. Mbrojtësi anglez ka qenë i lidhur me një rikthim në Premier League gjatë merkatos së janarit.

Një tjetër marrëveshje huazimi me opsion blerjeje në 2026 – Nëse Milani nuk arrin marrëveshje këtë verë, ata mund të negociojnë një tjetër huazim, por me opsion blerjeje në 2026, kur vlera e Felix do të ulej në 31.2 milionë euro.

Në çdo rast, gjithçka do të varet nga performanca e Joao Felix dhe gatishmëria e Chelsea-t për të ulur kërkesat financiare. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement