Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu është lidhur përmes telefonit në emisionin “Pressing” të T7.
Ai ka shprehur kritika direkte për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Gjatë emisionit, analisti Dibran Hoxha e pyeti Agim Veliun se “çfarë gjeniu politik është ai që e lë komunë për pozitë të ministrit”.
“Mendësia juaj ka qenë me zaptu një pozitë të ministrit të Brendshëm dhe me lë komunën, çfarë borxhi ju kanë pasur qytetarët që iu kanë dhënë besimin për komunë me ardh me u bë ministër i brendshëm. Çfarë gjeniu politik jeni ju që e keni komunën për ministri”, ka thënë Hoxha.
E më pas erdhi përgjigja e Agim Veliut për të.
“Po çfarë i takon pyetjes çfarë gjeniu, unë po pyes çfarë gjeniu jeni ju ku keni përgjigje për çdo çështje, me trego ti çfarë gjeniu je e pastaj të tregoj unë”, ka deklaruar ai. /Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...