Çfarë fshehin pas këtyre fotove Genci dhe Eni Koçi - Gazeta Express
string(50) "cfare-fshehin-pas-ketyre-fotove-genci-dhe-eni-koci"

Çfarë fshehin pas këtyre fotove Genci dhe Eni Koçi

Gazeta Express

22/10/2020 12:58

Genc Prelvukaj është njëri ndër këngëtarët më të mirë në vend, vazhdimisht këngët e tij kanë qenë hite dhe vazhdojnë të mbeten.

Kohët e fundit Genci ka qëndruar më në hije duke mos qenë kështu shumë aktiv në jetën e tij profesionale.

Lexo Edhe:

Ndërkaq edhe këngëtarja Eni Koçi është këngëtarja më e përfolur në Shqipëri kjo si duket ndodh për shkak dukjes së saj dhe stilit të veçantë që ka.

Këta të fundit kanë kohë që janë në lidhje dhe po duken shumë të lumtur, ata së fundmi kanë publikuar një foto shumë romantike në llogarinë e tyre në Instagram, shkruan Gazeta Express.

Dyshja e njohur kanë pozuar përkrah detit, ndërkohë që Genci shfaqet duke ngritur në krahë Enin dhe të dy duken mjaft të lumtur.

“Një moment që kthehet në kujtim të përhershëm”, ka shkruar Genci përkrah fotos.

Ndërsa Eni Koçi e ka shoqëruar imazhin me këtë mbishkrim: “Një histori e vërtetë dashurie, nuk përfundon kurrë.”

Mirëpo pas kësaj fotoje duket se fshihet diçka e madhe mjaft e bukur.

Genci ka paralajmëruar një ditë më parë se në datë 1 nëntor do të publikojë me videoklip këngën e tij më të re me titull “Mungon.”

Ai ka zbuluar se klipi i tij është xhiruar po ashtu pranë bregut të detit, në të njëjtin vend ku ka realizuar dhe foton me Enin.

Ndoshta kjo tregon se Eni mund të jetë pjesë e projektit më të ri muzikor të partnerit të saj, jo si muzikante por këtë herë si protagoniste në klip.

Këto shenja na çojnë drejt këtij përfundimi, mirëpo deri më tani asgjë nuk është konfirmuar nga dyshja. Do na duhet të presim deri në 1 nëntor për të zbuluar detaje të tjera dhe si qëndron e vërteta./Gazeta Express/

View this post on Instagram

A true love story never ends❤️ @gencprelvukaj

A post shared by Eni Koci (@enikociiii) on