Çfarë është VPN dhe si mund t’ju ruaj ndaj sulmeve kibernetike? - Gazeta Express
string(61) "cfare-eshte-vpn-dhe-si-mund-tju-ruaj-ndaj-sulmeve-kibernetike"

AutoTech

Gazeta Express

21/07/2022 23:10

Çfarë është VPN dhe si mund t’ju ruaj ndaj sulmeve kibernetike?

AutoTech

Gazeta Express

21/07/2022 23:10

Kjo mund të jetë një nga pyetjet më të kërkuara kohët e fundit: Si të ruhemi në internet dhe cila VPN është më e sigurta?

VPN është akronimi i togfjalëshit virtual private networks ose në shqip, rrjete virtuale private.

Lexo Edhe:

Private, sepse këto rrjete – ndryshe nga ato që ju përdorni zakonisht si Chrome apo Modzilla – ju ofrojnë privatësi gjatë lundrimit tuaj në internet duke mbajtur të fshehur jo vetëm historinë tuaj por edhe IPN-në – e cila është adresa unike apo lokacioni nga ku ju jeni lidhur me internet apo wifi në momentin që lundroni.

Privatësia juaj digjitale është e rëndësishme për një numër arsyesh.

Kryesorja është mbrojtja e të dhënave tuaja sensitive, si identiteti juaj, kredencialet dhe fjalëkalimet tuaja, por edhe informacione edhe më të rëndësishme si ato bankare, tatimore dhe shëndetësore.

Nëse nuk jeni të kujdesshëm – dhe shumica e njerëzve nuk janë – të gjitha këto informacione së bashku me fotot tuaja personale, apo dokumentet që mund të shkarkoni nga e-Albania, mund të gjurmohen në telefonin tuaj celular dhe të aksesohen lehtësisht edhe nga një haker fare i thjesht.

Pas instalimit, software-i i VPN kripton trafikun e të dhënave në kompjuterin tuaj dhe ja dërgon ato serverit të VPN-së me anë të një lidhjeje të sigurt që njihet si ‘tunel’. Ky proces e fsheh adresën tuaj të IP-së dhe në të njëjtën kohë, edhe lokacionin tuaj.

Arsyeja përse kjo është e rëndësishme është sepse me anë të adresës suaj IP, hakera të sofistikuar mund të krijojnë profilin tuaj digjital.

Ky profil përfshin çdo gjë që ka të bëjë me ju dhe aktivitetin tuaj online. Kjo përfshinë sa herë ju hapni Facebook-un apo Instagramin tuaj, kur aplikoni për punë apo edhe kur shkoni me pushime.

Palët e treta mund t’i përdorin këto informacione për t’ju dërguar sulme kibernetike që mund të përdoren edhe si shantazhe për t’ju kthyer mbrapsht adresat apo informacionet tuaja.

Ka qindra VPN dhe sugjerimi i të gjithë ekspertëve të sigurisë është të abonoheni tek shërbime VPN me pagesë, qoftë edhe për 5 euro në muaj.

Arsyeja përse VPN-të falas nuk janë të besueshme është sepse këto kompani duhet t’i paguajnë faturat në një mënyrë ose një tjetër, dhe nëse nuk po e bëjnë  këtë nëpërmjet jush, me siguri po e bëjnë duke shitur të dhënat tuaja personale tek palët e treta.