Çfarë është Tiroiditi Hashimoto?
Tiroiditi Hashimoto, tioriditi autoimun ose tiroidi limfocitar kronik, ështe një nga sëmundjet më të shpeshta të tiroides. Tiroidi Hashimoto është një formë e tiroiditit shkaku i të cilës nuk është ende i njohur plotësisht; ekzistenca e predispozitës gjenetike, por edhe faktorët e mjedisit (substancat toksike, teprica e jodit apo edhe infeksionet).
Tiroiditi autoimun prek rreth 10-12% të popullsisë dhe raporti femra/meshkuj është rreth 9:1, pra vihet re predominancë tek seksi femër. Tiroiditi Hashimoto shoqërohet me sëmundje të tjera autoimune: Diabeti tip 1 insulino-vartës, insufiçienca e gjëndrës mbiveshkore, anemia Biermer, poliartriti reumatoid, dermatomioziti, miastenia, vitiligo, etj.
Simptomat e tiroiditit Hashimoto
Shenja kryesore e kësaj sëmundje është zmadhimi i gjëndrës tiroide e cila ka aspektin e kaucukut dhe zhvillohet gradulalisht gjatë disa muajve. Zmadhimi i gjëndrës tiroide mund të shkaktojë dhe zmadhimin e gjëndreva latero-cervikale (adenopatine).
Evolimi funksional mund të jetë:
– Hipotireoze -15 %
– Hipertireoze- 5%
– Eutiroiditi (Funskioni normal i tiroides)-80%
Të tjera simptoma që mund të shfaqen janë: ankthi, nervoziteti, sensibiliteti i shtuar, diare ose kontestipacion, takikardi, etj.
Diagnostikimi i tiroiditit Hashimoto
Klinikisht është zmadhimi i gjëndres tiroide (struma) dhe zmadhimi ganglioneve latero cervikale (jo i shpeshtë).
Ekzaminimet paraklinike që konfirmojnë diagnozën:
– Dozimi i antitrupave Ab-TG dhe Ab-TPO (Ab-TPO përsiston për disa vite)
– Dozimi i bilancit hormonal TSH, FT4, FT3
– Ekografia e gjendrës tiroide
– Shintigrafia
– Elektroforeza e proteinave – Hipergamaglobulinemi
Mjekimi i tiroiditit Hashimoto
Për të mjekuar sëmundjet autoimune shpesh përdoret kortikoterapia por për tiroiditin Hashimoto, kortikoterapia nuk është efikase. Në format e tiroiditit autoimun me hipotireozë administrohet hormoni tioridian(LT4). Format me hipertireozë mjekohen me antitriodienë të sintezës (ATS). Në rastet kur vëllimi i tiroides është në rritje, ose shfaqen fenomenet kompresive (të shtypjes), apo në rastet e diagnozave të dyshimta (limfomul apo karcinomi i tiroides ) praktikohet tiroidektomia.
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.
Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook
https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram
https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web