Çfarë është stent-i (unaza)? - Gazeta Express
string(25) "cfare-eshte-stent-i-unaza"

Shneta

Gazeta Express

04/11/2021 13:33

Çfarë është stent-i (unaza)?

Shneta

Gazeta Express

04/11/2021 13:33

Stent dhe bypass

Çfarë është stent-i (unaza)?

Stenti është një tub i vogël që futet në arteriet koronare të ngushtuara apo të bllokuara dhe që mundëson qarkullimin e lirë të gjakut në atë pjesë të zemrës. Pas futjes së stentit në vendin e dëshiruar, përmes balonimit bëhet hapja e stentit dhe fiksimi i tij në vend. Arteria e ngushtuar apo e bllokuar merr formën e mëparshme. Stenti i parë intrakoronar është implantuar në vitin 1986.

Ekzistojnë dy lloje të stentave: stentat metalikë dhe stentat me medikamente. Studimet e fundit kanë dëshmuar se stentat me medikamente janë më të mirë dhe kanë një jetëgjatësi më të lartë se stentat metalikë. Për kundër kësaj, pasi që stentat janë trupa të huaj bëjnë stimulimin e reaksioneve të ndryshme imunologjike që për pasojë kanë proliferimin e qelizave përreth stentit. Po ashtu si pasojë e dëmtimit të murit të brendshëm të arterieve nga vendosja e stentit, ekziston një tendencë më e lartë e formimit të koagujve të gjakut në këto vende dhe për pasojë bllokimin e menjëhershëm të stentit që mund të jetë vdekjeprurës. Për këtë pacientët kanë nevojë të marrin dy hollues gjaku.

Çfarë është Bypass-i (CABG)?

Bypass është një procedurë kirurgjikale, e cila kryhet me qëllim eliminimin e anginës dhe uljen e rrezikut të vdekjes nga sëmundjet koronare. Gjatë kësaj procedurë, arterie të ndryshme apo edhe venat e pacientëve të marra nga pjesë të ndryshme përdoren për të mbikaluar ngushtimet koronare.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web