Çfarë është “Sëmundja X”? Epidemiologët japin alarmin për një pandemi të re vdekjeprurëse - Gazeta Express
string(86) "cfare-eshte-semundja-x-epidemiologet-japin-alarmin-per-nje-pandemi-te-re-vdekjeprurese"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2023 10:06

Çfarë është “Sëmundja X”? Epidemiologët japin alarmin për një pandemi të re vdekjeprurëse

Lajme

Gazeta Express

26/05/2023 10:06

Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka një listë të “viruseve prioritare”  që mund të shkaktojnë pandeminë e ardhshme vdekjeprurëse.

Shumica e këtyre sëmundjeve janë tashmë të njohura – Ebola, SARS, por në listën e OBSH-së është një virus me emrin ‘Sëmundja X’.

Lexo Edhe:

Termi “Sëmundja X” përdoret nga OBSH si një zëvendësues për të përshkruar një sëmundje që është e panjohur për shkencën mjekësore. Dhe si një sëmundje- pavarësisht nëse është një virus ose diçka tjetër, ka shumë të ngjarë që nuk ka vaksina ose trajtime në dispozicion.

“Kjo nuk është lëndë e fantashkencës. Ky është një skenar për të cilin duhet të përgatitemi. Kjo është sëmundja X”, tha epidemiologu i shquar amerikan Dr. Richard Hatchet.

OBSH shpiku termin ‘sëmundja X’ në vitin 2018.

“Nuk është ekzagjerim të thuhet se ekziston mundësia që një shqetësim nga ‘sëmundja X’ të jetë afër,” tha Dr. Pranab Chatterjee, një studiues në Departamentin e Shëndetit Ndërkombëtar në Shkollën e Shëndetit Publik.

Epidemiologët besojnë se sëmundja e radhës X do të jetë zoonotike, që do të thotë se do të vijë nga kafshë të egra ose shtëpiake dhe më pas do të përhapet dhe infektojë popullatën. Ebola, HIV/AIDS dhe COVID-19 ishin epidemi zoonotike.

“Lëshimi i viruseve të tilla, qoftë përmes aksidenteve laboratorike ose si një akt bioterrorizmi, mund të çojë në një sëmundje fatale X dhe është cilësuar si një rrezik global,” thonë shkencëtarët.

Një burim tjetër i mundshëm mund të jenë viruset “zombie” që janë bllokuar me shekuj, por që po çlirohen për shkak të klimës së ngrohtë.