ÇFARË ËSHTË KIRURGJIA LAPARASKOPIKE - Gazeta Express
string(35) "cfare-eshte-kirurgjia-laparaskopike"

ÇFARË ËSHTË KIRURGJIA LAPARASKOPIKE

Shneta

Gazeta Express

21/08/2021 13:10

Kirurgjia laparaskopike, është kryerja e operacioneve të ndryshme abdominale me prerje të vogla rreth 1 cm në saje të një sistemi optik (kamerës), që vendoset në abdomen.

Ku përdoren operacionet laparaskopike?

Lexo Edhe:

1 – Në raste ku me ultrazë- pelvil diagnostikohen masa pelvike ose cistë ovariane

2 – Në raste ku kemi dhembje kronike pelvike, që nuk është diagnostikuar dot në mënyrë laboratorike dhe radiologjike

3 – Shtatzëni ektopike (jashtë mitre) tubale ose ovarian

4 – Endometriozis

5 – Në raste të infertilitetit për të ekzaminuar dhe vlerësuar më saktë organet gjenitale

6 – Në raste të dhembjeve të forta dhe akute pelvike abdominale

7 – Në raste onkologjike (endometrium ovaer ose cerviks) për të marrë biopsi, për të parë se sa është përhapur kanceri në abdomen, për të kryer heqjen e gjëndrave limfatike

8 – Heqja e miomës (miomektomia) në raste të përshtatshme

9 – Histerektomia (heqja e mitrës), ooferektomia (heqja e vezoreve) salpingektomia, ( heqja e tubave).

Çfarë është laparaskopia diagnostike dhe laparaskopia kirurgjike?

Laparaskopia diagnostike aplikohet për të diagnostikuar dhe vlerësuar më mirë shkakun e sëmundjeve, që nuk janë gjetur dot me anë të vizitës, analizave laboratorike apo testeve radiologjike. Në fushën e gjinekologjisë përdoret më shumë në rastet infertile, për të ekzaminuar më mirë mitrën, tubat dhe ovaret dhe për të gjetur shkakun e infertilitetit.

Laparaskopia kirurgjike aplikohet në trajtimin e sëmundjeve të diagnostikuara si mioma uterine, shtatzëni ektopike, ciste ovariane etj. Në laparaskopi diagnostike bëhet vetëm një prerje e vogël rreth 1cm, vendoset kamera dhe pasi vlerësohet dhe diagnostikohet, hapen dhe 2 prerje tjera për të vazhduar me laparaskopinë kirurgjike, ku dhe kryhet terapia e sëmundjes së diagnostikuar.

Avantazhet e laparaskopisë në favor të laparatomisë ( operacion i hapur)

1 – shanset për një hemorragji gjakderdhje më të vogël, si rrjedhojë ul shansin e nevojës së transfuzionit

2 – prerje të vogla si rrjedhojë dhembje më të vogla dhe shenja më të vogla postoperative, në krahasim me laparatominë dhe pacienti në një kohë më të shkurtër arrin të ndjehet mirë

3 – dhembje të pakta do të thotë nevojë e pakët për përdorimin e medikamenteve qetësuese

4 – koha e hospitalizimit është më e shkurtër. Në një kohë shumë më të shkurtër pacientët arrijnë te vazhdojnë jetën e tyre normale në gjendje të mirë dhe stabile.

5 – sigurisht që dhe rreziku i infeksionit është minimal për arsye se nuk ka ekspozim të organeve jashtë ne ambient të kontaminuar. (Gjatë laparaskopisë organet nuk ekspozohen jashtë abdomenit për arsye se punohet brenda në abdomen dhe mbyllur.

6 – rreziku i adezioneve (ngjitjeve të organeve me njeri-tjetrin apo me muret e abdomenit) është me i vogël sesa tek operacioni i hapur.

Në një punim prospektiv shkencor, që përfshin 3611 pacientë ku u krahasua rreziku i komplikacioneve (temperaturë, infeksione të plagës infeksione urinare, dhembje postoperative, koha e hospitalizimit etj..) ndërmjet laparaskopisë dhe laparatomisë u gjet që këto komplikacione ndodhin shumë më pak në operacionet e kryera laparaskopike.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten


https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/
 – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web