Një “hënë e përgjakur” është emri i dhënë
hënës gjatë një eklipsi hënor. Eklipsi hënor ndodh kur Toka kalon mes diellit
dhe hënës, duke e projektuar hënën në një hije.
Ndryshe nga një eklips diellor, kur hëna kalon
midis Tokës dhe Diellit, duke bllokuar dritën e diellit, hëna nuk behet “e
errët” gjatë një eklipsi, por në vend të kësaj duket e kthyer në të kuqe.
“Nëse Toka do te ishte një top i butë I madh
dhe pa atmosferë që do të ishte fundi i subjektit, do të behej vetëm errësirë, si
me një hënë të re”, tha Chris Tinney, profesor në departamentin e fizikës në
Universitetin e New South Wales . “Por për shkak se ka dritë të shpërndarë
nëpër atmosferën e Tokës pjesë nga drita e diellit hidhet rreth kufirit të
Tokës për të goditur hënën”.
Për shkak se gjatësia e valëve blu dhe vjollcë
janë të shpërndara më shumë se ato të kuqe dhe portokalli, më shumë gjatësi te
valëve të kuqe arrijnë në hënë, duke bërë hënën të duket e kuqe.