Çfarë është gjenocidi? Avokati Qerkini shpjegon në Pressing - Gazeta Express

Çfarë është gjenocidi? Avokati Qerkini shpjegon në Pressing

Lajme

Gazeta Express

11/05/2021 21:15

Avokati Artan Qerkini ka shpjeguar në emisionin Pressing në T7 se cfarë do të thotë fjala gjenocid sipas së drejtës ndërkombëtare.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë në luftën e fundit tek ne dhe kjo e meriton një padi dhe qeveria e Republikës së Kosovës e ka përgatitjen e saj obligim ndaj historisë tonë, ndaj qytetarëve që kanë plagët e hapura dhe qe besa edhe ndaj ardhmërisë sonë, që kërkon një shtet demokratik, një shtet të drejtë në të cilin dihet qartë se kush është agresori e kush është viktima”, tha Kurti pas miratimit të programit qeveritar. Ai theksoi se përgatitjet për padi “janë gjigante sepse një rast i tillë as nuk guxon, as nuk duhet e as nuk mund të humbet”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

E avokati ka shpjeguar se cfarë konsiderohet gjenocid sipas të drejtës ndërkombëtare.

“Sipas Konventës për parandalimin dhe dënimin e krimit të Gjenocidit të vitit 1948. Gjenocidi është vrasja e qëllimshme e njerëzve në baza etnike, nacionale, racore, religjioze apo (nganjëherë) politike, si dhe veprime tjera të qëllimshme që shpijnë në eliminimin fizik të ndonjë kategorie të mësipërme. Nuk ka ujdi nëse termi gjenocid duhet të përdorët për vrasjet masive të motivuara politikisht në përgjithësi, por në përditshmëri ky term përdoret thjeshtë si vrasja masive e qëllimshme e civilëve. Pra për gjenocid fajtor llogaritet shteti. Nuk mund të jetë një individ fajtor për gjenocidin mbi një popull”, ka thënë ai.

Tutje ai ka treguar si pse konsiderohet si gjenocid ndaj boshnjakëve masakra e Srebrenicës.

“Është konstatuar se Serbia ka pasur kontroll mbi trupat ushtarakae të Republikës Serbe dhe nuk e ka ushtruar autoritetin e vet mbi ato trupa në Srebrenicë që të ndalnin gjenocidin”, tha ai. /Express/