Çfarë është ekokardiografia? - Gazeta Express
string(27) "cfare-eshte-ekokardiografia"

Shneta

Gazeta Express

10/06/2021 16:05

Çfarë është ekokardiografia?

Shneta

Gazeta Express

10/06/2021 16:05

Ekokardiografia ose EKO-ja e zemrës është një ekzaminim joinvaziv, i sigurtë dhe i efektshëm që studion anatominë e zemrës nëpërmjet ultratingujve.

Eko-ja e zemrës është një test rutinë që kërkohet nga mjeku kardiolog për të kuptuar nëse simptoma apo shenja të tilla si : dhimbja, shtrëngimi, marrja e frymës, diskomforti, zhurma në zemër, enjtja e këmbëve etj, kanë lidhje me dëmtimin e zemrës apo jo.

Lexo Edhe:

Mënyra më e zakonshme e kryerjes së Eko-s se zemrës është Ekokardiografia Transtorakale, që kryhet duke vendosur sonden mbi sipërfaqen e gjoksit për të shqyrtuar funskionimin e zemrës dhe aftësinë për të kryer pompimin e gjakut.

Pse duhet të kryhet një Eko zemre?

• Për të vlerësuar përmasat e dhomave dhe mureve të zemrës, të cilat mund të ndryshojnë nga hipertensioni Arterial, infarkti i miokardit ose insuficienca kardiake
• Për të vlerësuar aftesinë pompuese të saj
• Për të vlerësuar strukturën dhe punën e valvulave të zemrës
• Për të zbuluar anomali të tjera që mund të shkaktojnë aritmi të rrezikshme për jetën.
• Për të zbuluar nëse ka mpiksje gjaku në zona të ndryshme te zemres.

Për të kryer ekon e zemrës pacienti nuk ka nevojë për asnjë parapërgatitje, mund të konsumojë ujë dhe ushqim si normalisht.

Eko e zemrës gjithashtu përdoret për detektimin e defekteve të lindura të zemrës, para lindjes së fëmijës, pra që në barkun e nënës.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën! #spitaliamerikan#perqafojejeten

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en