Çfarë është “demenca dixhitale” dhe si ndikon në trurin tonë - Gazeta Express
string(58) "cfare-eshte-demenca-dixhitale-dhe-si-ndikon-ne-trurin-tone"

Çfarë është “demenca dixhitale” dhe si ndikon në trurin tonë

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

28/04/2022 19:02

Një mënyre jetese me ritme të shpejta, shumë kohë e kaluar para kompjuterit dhe disa zakonte të tjera të këqija, ndikojnë shumë në tru dhe kujtesë. Besohet gjerësisht se funksioni i trurit dobësohet me moshën. Megjithatë, duhet të theksohet se truri ka nevojë për stërvitje.

Kërcënimi më i madh për kujtesën është zhvillimi shumë i shpejtë i teknologjisë dhe dixhitalizimi. Kështu është shfaqur një lloj i ri, e njohur si “demenca dixhitale”. Me këtë term, mjekët nënkuptojnë përkeqësimin e aftësive mendore të një personi për shkak të përdorimit të përditshëm të pajisjeve.

Lexo Edhe:

Termi ‘demencë dixhitale’ u krijua nga neuroshkencëtari Manfred Spitzer, i cili thotë se përdorimi i tepërt i teknologjisë dixhitale mund të rezultojë në një prishje të funksionit njohës. Ai propozoi që kujtesa afatshkurtër mund të përkeqësohet për shkak të përdorimit të tepërt të teknologjisë, shkruan abcnews.al.

Popullatat më të prekura janë fëmijët dhe adoleshentët, për shkak të varësisë së tyre të konsiderueshme nga pajisjet dixhitale, në një kohë kur truri i tyre ende po maturohet. Prandaj, duhet të bëjmë përpjekje për të reduktuar kohën para ekranit dhe të gjejmë mënyra të tjera për të ndërvepruar me njerëzit.

Më poshtë, janë renditur disa këshilla që duhen ndjekur

Trajnoni trurin tuaj

Ashtu si muskujt e tjerë të trupit, nëse truri nuk vihet në përdorim, ai do të fillojë të dobësohet. Për të shmangur këtë, bëni diçka çdo ditë për ta stërvitur dhe mbajtur aktiv. Lojëra të tilla si fjalëkryqet, sudoku dhe lojëra të tjera janë të dobishme. Pikturimi dhe praktikimi i një instrumenti muzikor janë gjithashtu mënyra të shkëlqyera për të ndërtuar dhe ruajtur aftësitë njohëse.

Zvogëloni kohën para ekranit

Prindërit nuk duhet të ndihen nën presion për të futur teknologjinë gjatë viteve të para të jetës së fëmijës. Profesionistët e zhvillimit të fëmijërisë së hershme pajtohen gjerësisht se TV dhe pajisjet dixhitale nuk duhet t’u lejohen fëmijëve nën moshën dy vjeçare.

Rritni kohën e lojës

Akti i lëvizjes, veçanërisht jashtë, mund të aktivizojë korteksin ndijor të trurit, duke zhvilluar rrugë të shkëlqyera motorike në proces dhe duke përmirësuar ekuilibrin dhe qëndrimin. Kalimi i kohës jashtë dhe larg ekraneve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjitha grupmoshat – fëmijët, të rriturit dhe të moshuarit. /abcnews.al