string(27) "cfare-eshte-astma-bronkiale"

Shneta

Gazeta Express

30/09/2021 11:18

Çfarë është astma bronkiale

Shneta

Gazeta Express

30/09/2021 11:18

Astma është sëmundje respiratore e shpeshtë, madje në fëmijëri është sëmundja më e shpeshtë kronike. Sipas OBSH, rreth 250 milion njerëz të moshave të ndryshme në botë vuajnë nga astma.

Astma karakterizohet me sulme të përsëritura të vështirësisë në frymëmarrje dhe fishkëllimës (ëheezing), të cilat ndryshojnë nga personi në person, si në ashpërsi dhe në frekuencë.

Tek individët e sëmurë simptomat mund të shfaqen disa herë në ditë apo javë dhe tek disa njerëz ato mund të përkeqësohen gjatë aktivitetit fizik ose gjatë natës.

Shkaktarët apo nxitësit e astmës mund të ndahen në alergjik dhe joalergjik.
Shkaktarët alergjik më të shpeshtë janë:

Pluhuri i shtëpisë, poleni, sporet e mykut, epiteli i kafshëve dhe ushqimet (sidomos tek fëmijët). Alergjitë nxisin sulmet e astmës në 60-90% të fëmijëve dhe në 50% të të rriturve.


Simptomat e Astmës
• Fishkëllimat
• Kollitja
• Frymëmarrja
• Shtrëngimi i gjoksit


Simptoma të tjera jo specifike tek fëmijët e vegjël mund të jenë historia për bronkite të përsëritura, bronkioliti ose pneumonia, kolla e vazhdueshme.

Shkaktarët jo-alergjik

Duhani, aromat e forta, ajri i ftohtë dhe ndryshimet e motit, kemikalet, barnat (p.sh. Aspirina dhe antiinflamatoret e tjerë jo steroide NSAID, beta-bllokatorët), aktiviteti fizik-ushtrimet, ndryshimet hormonale (p.sh. shtatzënia, cikli menstrual), aditivet ushqimore.

Faktorë e rrezikut

Historia familjare për sëmundje alergjike, infeksionet virale respiratore, ekspozimi ndaj aeroalergjeneve, duhani, obeziteti, statusi i ulët socioekonomike, faktorët emocional ose stresi, faktorët perinatal (prematuriteti, mosha e madhe e nënës, duhanpirja nga nëna gjatë shtatzënisë, ekspozimi prenatal ndaj tymit të duhanit).

Një studim i tanishëm sugjeron që ata fëmijë që kanë predispozita gjenetike për astmë mund të jenë në një rrezik edhe më të lartë nëse ata janë në mbipeshë gjatë fëmijërisë. Në anën tjetër, të dhëna nga studimet e shumta që janë bërë sugjerojnë se prevalenca e astmës është e reduktuar tek fëmijët që jetojnë në fshatra si tek fëmijët që kanë kontakte me fëmijët e tjerë (kanë vëllezër dhe motra më të mëdhenj, ose dërgimi i hershëm nëpër çerdhe).

Trajtimi i Astmës

Trajtimi i astmës bazohet në 3 shtylla bazë:
• Edukimin e pacientit
• Trajtimin medikamentoz korrekt dhe të rregullt
• Vaksinimi ndaj shkaktarëve alergjik.

Pacientët duhet të informohen që simptomat alergjike të rrugëve të sipërme respiratore mund të jenë shenjë e hershme paralajmëruese për astmën alergjike.

Ekspozimi ambiental ndaj alergjenëve dhe irrituesve mund të luaj një rol të fuqishëmnë rritjen e simptomave. Nëse identifikohet ndjeshmëria në ndonjë alergjen gjatë testeve përkatëse, pacienti duhet të këshillohet se si t’i shmanget kontaktit me të. Prindërit me histori të sëmundjeve alergjike duhet të këshillohen që të marrin masat e kontrollit të mjedisit, ato mund të preventojnë senzibilizimin tek fëmijët e tyre.

Trajtimi medikamentoz bazohet në terapinë hap pas hapi dhe përfshin përdorimin e medikamenteve liruese dhe kontrolluese. Medikamentet e astmës duhet të shtohen ose të largohen në varësi të frekuencës dhe ashpërsisë së simptomave të pacientit.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
#spitaliamerikan#perqafojejeten

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en