Çfarë e shkakton ankthin e mëngjesit dhe si ta përballoni - Gazeta Express
string(57) "cfare-e-shkakton-ankthin-e-mengjesit-dhe-si-ta-perballoni"

Çfarë e shkakton ankthin e mëngjesit dhe si ta përballoni

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

06/06/2022 18:38

Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative që përfshijë frikën e tepruar, shqetësimin apo panikun e lehtë.

Zakonisht shoqërohet dhe me pasoja fizike si rrahje të forta të zemrës, dhimbje të kraharorit dhe një frymëmarrje të çrregullt.

Lexo Edhe:

Krizat e ankthit të mëngjesit, është ai që të kap sapo hapim sytë, duke shkaktuar pasiguri, plogështi dhe lodhje të rënduar.

Në fazat më të rënda, ky shqetësim shoqërohet dhe me marrje mendsh, të vjella dhe me një sistem tretës jo të qetë.

Në shumë raste, kur zgjohesh në një mëngjes të tillë mendja të shkon menjëherë tek konsumimi i një kafeje, tek disa persona ajo ka efekt qetësues por tek disa të tjerë kafja ndikon në rritjen e mëtejshme të ankthit.

Dy format e ankthit të mëngjesit

Ankthi i mëngjesit që shfaqet menjëherë pas zgjimit të organizmit, ndërkohë që jemi ende shtrirë.

Simptomat e këtij tipi të ankthit lidhen me një tension në të gjithë trupin si dhe me rrahje të çrregullta e të forta të zemrës.

Duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe fizike të personit të prekur gjatë ditës.

Forma tjetër e ankthit të mëngjesit është ai që del në pah pas disa minutash që jemi zgjuar.

Një gjendje e cila rritet gradë pas grade derisa arrin të formohet një dhimbje në kraharor.

Në të dy rastet e ankthit të mëngjesit, vëmendja dhe përqendrimi është i ulët.

Disa nga reagimet fizike ndaj ankthit të mëngjesit janë: ngërçet të muskujve, kriza të stomakut, dhimbje të qafës dhe të kokës.

Një nga karakteristikat kryesore të këtij lloj ankthi është plogështia që kap organizmin në mesditë.