Çfarë e motivoi më së shumti Brazilin në fitoren kundër Koresë së Jugut? - Gazeta Express
string(71) "cfare-e-motivoi-me-se-shumti-brazilin-ne-fitoren-kunder-korese-se-jugut"

Çfarë e motivoi më së shumti Brazilin në fitoren kundër Koresë së Jugut?

Botërori 2022

Gazeta Express

06/12/2022 10:59

Pasi shënuan fitore kundër Koresë së Jugut në 1/8-ën e finales, Neymar ka bërë një homazh publik për “O’Rei” (Mbretin)

Në Brazil nuk ishte e tëra gëzim, natyrisht kalimi në çerekfinale të Botërorit dhe mënyra së si e arritën atë ishte spektakulare, por shëndeti i pelës i shqetëson të gjithë, futbollistët dhe tifozët, të cilët vendosën edhe banera për t’i dërguar atij kurajo dhe duke uruar shërim të shpejt për sulmuesin legjendar.

Neymari dhe Brazili të bashkuar në mbështetje të Peles

Para se të fillojë ndeshja në stadiumin 974 të Brazilit dhe Koresë së Jugut, ishte koha për foton zyrtare dhe aty skuadra nga pyjet e Amazonës, e udhëhequr nga Neymar, vendosën një baner me imazhin e Peles si një dedikim për të.

Por nuk ishin vetëm futbollistët në fushë, por edhe mijëra tifozë në tribuna që kishin baner të idolit të tyre e ku i uronin 82 vjeçarit shërbim të shpejt, njeriut i cili dërgoi tre trofe të Botërorit në shtëpinë e tij.

Kush do të jetë kundërshtari i radhës i Brazilit?

Brazili do të këtë më shumë se një ndeshje në Botërorin e Katarit dhe kjo do të jetë kundër Kroacisë, kështu që ata pritet që të dalin edhe njëherë në fushë dhe ku prapë pritet ta mbështesin shërimin e shpejt të “O’Rei” (mbretit) të tyre dhe kështu ai ta shijojë ndoshta trofeun e gjashtë për Brazilin para vdekjes.

Pele është njëri prej lojtarëve që ka fituar më së shumti Botërorin, pasi që ai ishte lojtari kyç për “Kanarinat” për të fituar tre botëror, që është njëri prej gjashtë trofeve më të rëndësishëm në futboll, duke e fituar atë në Suedia 1958, Kili 1962 dhe Meksika 1970.

Neymar, kërkon një rekord që e ka vendosur Pele

Për momentin, Neymar mban numrin mitik dhe të pavdekshëm 10 që e kishte mbajtur edhe ish lojtari i Santosit dhe ai jka vetëm një gol me pak se Pele për ta thyer këtë rekord, derisa ai shënoi një gol nga penalltia për fitoren spektakulare të skuadrës së tij kundër Koresë së Jugut në 1/8-ën e finales duke treguar se ata janë top favoriti për ta fituar Katari 2022. /GazetaExpress/