Çfarë duhet të dini për pirjen e kafesë nëse vuani nga aciditeti në stomak? - Gazeta Express
string(74) "cfare-duhet-te-dini-per-pirjen-e-kafese-nese-vuani-nga-aciditeti-ne-stomak"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

15/04/2024 21:45

Çfarë duhet të dini për pirjen e kafesë nëse vuani nga aciditeti në stomak?

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

15/04/2024 21:45

Për shumë njerëz, pirja e kafesë në mëngjes është një nevojë dhe domosdoshmëri.

Kafeja ofron energji, të hap sytë dhe në varësi të antioksidantëve mund të mbrojë edhe zemrën dhe trurin.

Lexo Edhe:

AgroWeb.org ka trajtuar në artikuj të ndryshëm tema si çfarë i ndodh organizmit nëse pini tre kafe në ditë.

Gjithashtu ka ndihmuar edhe lexuesit që kërkonin të dinin se çfarë i ndodh organizmit nëse hiqni dorë nga kafeja.

Kafeja dhe aciditeti në stomak

Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga refluksi i acidit dhe probleme të tjera me zorrët e stomakun duhet të jenë të kujdesshëm në konsumin e kafesë.

Ata sqarojnë se kujdesi është i nevojshëm sepse kafeina nxit simptomat e refluksit dhe i përkeqëson ato.

Njerëzit që vuajnë nga aciditeti i lartë në stomak duhet të pijnë kafe me qumësht bajamesh, arre kokosi, ose shtazësh pa yndyrë.

Rritja e sasisë së kalçiumit në filxhanin e kafesë ul nivelin e aciditetit të pijes dhe e bën më të butë për stomakun.

Kur është koha më e mirë për të pirë kafe?

Studimet e shumta mbi rolin e kafesë kanë zbuluar se koha më e përshtatshme për të pirë kafenë dhe për të përfituar në maksimum vlerat e saj nuk është mëngjesi por paraditja, në mos fillimi i pasdites.

Kur kafeja pihet në mëngjes, njeriu bëhet më alert dhe më i vëmendshëm por këto të dyja zbehen shumë shpejt pas disa orësh.

Për këtë arsye ekspertët thonë se kafeja të pihet paradite, ose 3-4 orë pas zgjimit.

Në këtë pikë të ditës trupi ka më pak hormone stresi dhe ka nevojë për energji./AgroWeb