Çfarë domethënie ka shamia e kuqe sipas Vetëvendosjes - Gazeta Express
string(53) "cfare-domethenie-ka-shamia-e-kuqe-sipas-vetevendosjes"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2021 16:37

Çfarë domethënie ka shamia e kuqe sipas Vetëvendosjes

Lajme

Gazeta Express

10/02/2021 16:37

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur në shtylla elektrike e në pemë shamia të kuqe.

E nga kjo parti kanë treguar edhe për simbolikën që kanë këto shamia, shkruan Gazeta Express.

Arbërie Nagavci përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar që “një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin”, jep ngjyra, shpresë dhe pasion.

“Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin. Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion.  Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin.

Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion.

Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur.

E kuqe, për dashurinë. Dashuri për vendin, për njerëzit e ndershëm.

E kuqe, për jetën. Për një jetë të gëzuar, të dinjitetshme.

E kuqe, për shëndetin. Shëndet të mirë e mirëqenje për secilin.

E kuqe, për energjinë. Energji për të punuar me përkushtim.

E kuqe, për luftën. Luftë ndaj krimit e korrupsionit.

E kuqe, për guximin. Guxim për betejat për barazinë për secilin.

E kuqe, për zemërimin. Zemërim për vitet e vjedhura nga qeveritë e korruptuara.

E kuqe, për pasionin. Pasion për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

E kuqe, për veprimin. Pa asnjë kompromis me të keqen.

Andaj fjongot e kuqe në ditën e dashurisë i japin bukuri e ngjyra referendumit dhe fitores.

Me ✔️14 Krejt, me dashuri për vendin, votojmë Drejt ✔️127

Advertisement
Advertisement
Advertisement