Çfarë do t’i ndodhte Cityt nëse i largohen 60 pikë, nëse konfirmohen 115 akuzat - Gazeta Express
string(77) "cfare-do-ti-ndodhte-cityt-nese-i-largohen-60-pike-nese-konfirmohen-115-akuzat"

Futboll

Gazeta Express

27/02/2026 22:47

Çfarë do t’i ndodhte Cityt nëse i largohen 60 pikë, nëse konfirmohen 115 akuzat

Futboll

Gazeta Express

27/02/2026 22:47

Manchester City është ende në pritje të vendimit për çështjen e 115 akuzave ndaj tyre nga Premierliga, por një zbritje e madhe pikësh është cilësuar si dënimi më logjik nëse shpallen fajtorë.

City u akuzuan për shkelje serioze nga Premierliga në shkurt 2023 dhe një seancë dëgjimore 10-javore u zhvillua në shtator 2024.

Megjithatë, edhe pse procesi përfundoi në dhjetor 2024, vendimi nga paneli i pavarur prej tre anëtarësh ende nuk është bërë publik.

Sipas një eksperti, duke u bazuar në precedentët e fundit, një zbritje pikësh do të ishte ndëshkimi më i arsyeshëm.

Everton dhe Nottingham Forest u dënuan me zbritje prej gjashtë dhe katër pikësh për një shkelje të vetme gjatë një periudhe trevjeçare. Ndërsa akuzat ndaj Manchester City mbulojnë një periudhë nëntëvjeçare, duke e bërë çështjen shumë më të rëndë.

Ai theksoi se Premierliga nuk mund ta zbresë Manchester City në League One apo League Two, pasi kjo është kompetencë e English Football League (EFL) dhe City nuk janë shpallur fajtorë nga EFL.

Prandaj, sipas tij, dënimi duhet të jetë në formën e zbritjes së pikëve.

“Duhet t’i shtosh një zero asaj që kemi parë me Forest dhe Everton,” tha ai, duke sugjeruar një zbritje prej 40 deri në 60 pikësh si masë e qëndrueshme me vendimet e mëparshme.

Një dënim i tillë do të kishte ndikim sizmik në futbollin anglez dhe do të ndryshonte rrënjësisht tabelën e Premierligës.

Aktualisht me 56 pikë pas 28 ndeshjesh, një zbritje e tillë do ta çonte City në -4 pikë dhe në fund të tabelës.

Në këtë skenar, Arsenal do të ishte 10 pikë përpara në krye, me Aston Villa si ndjekësin më të afërt.

Manchester United, Chelsea dhe Liverpool do të ngjiteshin nga një vend secili, ndërsa Brentford dhe Bournemouth do të përfitonin duke hyrë në garë për një vend evropian.

Wolves do të largoheshin nga vendi i fundit, por gjithsesi do të kishin vetëm 14 pikë më shumë se City.

West Ham do të dilte nga zona e rënies dhe do të ishte 29 pikë përpara City, të cilët do të duhej të fitonin të gjitha 11 ndeshjet e mbetura dhe të shpresonin që “The Hammers” të mos merrnin më shumë se katër pikë deri në fund të sezonit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement