Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj, simboli që duhet merret gjithsesi parasysh nga shoferët e mirë - Gazeta Express
string(123) "cfare-do-te-thote-kur-ndizet-drita-e-motorit-tek-vetura-juaj-simboli-qe-duhet-merret-gjithsesi-parasysh-nga-shoferet-e-mire"

AutoTech

Gazeta Express

06/02/2024 12:51

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj, simboli që duhet merret gjithsesi parasysh nga shoferët e mirë

AutoTech

Gazeta Express

06/02/2024 12:51

Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha sinjalet e mundshme që jep makina e tij, për të evituar problemet e mundshme që mund të ndodhin.

Por, çfarë do të thotë kur ndizet një dritë e motorit tek makina e juaj?

Lexo Edhe:

Drita e kontrollit tek motori i automjetit e njohur ndryshe edhe si llamba treguese e mosfunksionimit (MIL) është një sinjal nga kompjuteri i motorit se diçka nuk është në rregull, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet kjo dritë mund të tregojë një problem të vogël si përshembull kur kapaki për ruajtjen e karburantit është me defekt, por gjithashtu mund të nënkuptojë edhe ndonjë problem më serioz sikurse mosfunksionimi apo mos ndezja e motorit.

Por, tregohuni vigjilentë dhe dërgojeni veturën për servis për ta riparuar problemin dhe për ta fikur dritën.

Simboli i motorit vjen me ngjyrë portokalli, të verdhë ose me ngjyrë qelibari, në varësi të prodhuesit.

Megjithatë, nëse drita e motorit fillon të pulsojë, sinjali tregon një problem më serioz, sikurse një ndezje të gabuar mund të mbinxehë shpejtë konvertuesin katalitik.

Këto pajisje emetimi funksionojnë në temperature të larta për ulur emetimet, por mund të paraqesin rrezik zjarri në rast të ndonjë dështimi.