“A është ky fundi i profesionit tënd apo fillimi i një epoke krejt të re? Teknologjia AI po ndryshon rrënjësisht mënyrën si mendojmë, krijojmë dhe bashkëpunojmë. Të mbijetosh nuk mjafton, është kohë për të evoluar.”
Evolucioni Kreativ: Nga kompjuterët te AI
Industria kreative dhe jo vetëm, ka përjetuar disa momente kyçe që kanë ndryshuar mënyrën e punës. Në vitet ’90, futja e kompjuterëve revolucionarizoi dizajnin dhe reklamën, atëherë, kushdo që “dinte kompjuter” shihej si një magjistari teknologjik. Softuerët si Adobe dhe CorelDRAW hapën një epokë të re për dizajnerët, arkitektët dhe krijuesit e përmbajtjes. Në fillim të viteve 2000, mediat sociale përshpejtuan shpërndarjen e kreativitetit, duke detyruar agjencitë të kalonin në një fluks të përpunuar ngadalë, nën një rrjedhë të vazhdueshme që matet në kohë reale.
Jam pjesë e asaj gjenerate që ka përjetuar nga afër këto ndryshime, duke parë se si çdo hap i evoluimit ka sjellë një të ardhme që dikur dukej e largët. Kjo po ndodh edhe sot, transformimi me AI nuk është thjesht teknologjik, por një zhvendosje e plotë në mënyrën se si e konceptojmë kreativitetin dhe rolin tonë brenda tij. Megjithatë, një gjë ka qenë, është dhe do të mbetet e sigurt: inputi human, energjia, ndjeshmëria dhe vizioni i njeriut do të jetë gjithmonë thelbësor në çdo dimension të së ardhmes.
Lapsi i magjishëm
Në aktivitetin e Digital Day 2020, në Beograd, theksova një fakt që mbetet po aq i rëndësishëm edhe sot: teknologjia nuk është drejtuesi, ajo është vetëm një mjet. Pikërisht në atë kohë post-pandemike, edhe shumë klientët filluan të kërkonin rezultate më të shpejta dhe më të matshme. KPI-të u bënë më të kërkuara, dhe krijuesit u gjendën nën presion për të përmbushur pritshmëritë në një ritëm të pamëshirshëm. “Ai që mban lapsin, nuk është thjesht një krijues që reagon ndaj kërkesave, por është një lider që përdor mjetin për të ndërtuar diçka më të madhe.” Po në këtë event shpreha gjithashtu se, industria kreative duhet të balancojë rreptësisht kërkesat për projekte të shpejta dhe humanoidët që mbajnë vizionin strategjik brenda kësaj industrie.
Transformimi i Profesioneve
Në 5th Western Balkans Digital Summit 2022, në Prishtinë, u diskutua në panel për një transformim që tashmë po ndodhte: riemërtimi dhe thellimi i profesionëve kreative për të përballuar epokën e re teknologjike. Kjo teknologji nuk do të eliminojë rolet krijuese, por do të transformojë ato në mënyrën si ato procesejnë detyra të ndryshme.
Por çfarë pritet të ndodhë? Ja, si i shoh disa nga profesionet që po lindin në këtë epokë, kundërveprimi human do jetë gjithmonë i nevojshëm:
Një transformim mbështetur në shifra
Ndikimi i Inteligjencës Artificiale nuk është thjesht një trend, por është një transformim që po ndryshon mënyrën se si ne punojmë dhe krijojmë në shkallë globale. Sipas raportit të fundit të World Economic Forum (2024), ndërsa disa role tradicionale zhduken, role të reja po lindin në çdo sektor.
Deri në vitin 2027:
Këto shifra tregojnë qartë se e ardhmja i përket atyre që dinë të ndërthuren kreativitetin me teknologjinë. Profesionistët e çdo industrie përfshirë dhe ata krijues, nga copywriter-at e dizajnerët, duhet të evoluojnë për të qëndruar në krye të këtyre ndryshimeve, dhe kjo nuk është një opsion, por një domosdoshmëri.
Si do të duken Agjencitë e së Ardhmes?
Në vitin 2030, agjencitë kreative nuk do të jenë më qendra e prodhimit të përmbajtjesh, por platforma eksperimentimi dhe inovacioni. Ato do të ndërtohen rreth bashkëpunimit mes njerëzve dhe AI-së, duke krijuar një ekosistem ku ndjeshmëria njerëzore dhe shpejtësia e teknologjisë bashkëjetojnë.
Ja si i parashikoj që do të funksionojnë në disa fusha këto agjenci nesër:
Normalisht edhe funksionet e tjera në mbështetje të funksionimit të saktë dhe të qëndrueshëm të agjencive venëtë ardhmen e afërt.
Etika, Pronësia, Evolucioni dhe Mbijetesa në Epokën e AI
Kujt i përket krijimi ose pronësia intelektuale e gjeneruar nga AI? A është autori ai që komandon AI-në, apo gjithë krijuesit që kontribuojnë në të dhënat që e trajnuan atë? Algoritmet mund të çojnë në krijimin e një homogeniteti të përmbajtjes së njëtrajtshme. Agjencitë duhet të jenë të afta të ruajnë ndjeshmërinë, diversitetin si dhe të ndikojnë dhe të aftësohen ligjërisht për çdo krijim. Industria kreative po ndryshon me shpejtësi, por ndryshimi nuk është një kërcënim, por një mundësi.
Krijuesit që gjejnë ekuilibrin dhe aftësinë profesionale midis teknologjisë dhe ndjeshmërisë njerëzore do të jenë ata që do të udhëheqin të ardhmen.
E ardhmja nuk është një betejë mes njeriut dhe teknologjisë, por një udhëtim bashkëpunimi. A je gatipër këtë sfidë? Përgjigja është gjithmonë në duart tona. /Nga Gerton Bejo
aaaaa